Balluku: Brenda 24 muajve përfundon Unaza e Madhe e Tiranës!
16 Shtator 2021, 11:35Nga DOSJA
TIRANË–Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend u shpreh dhe një herë se porti i Durrësit do të kthehet në një zonë për banim por dhe për marinën elitare, ndërsa ai i Vlorës do të kthehet në një port jahtësh. Balluku tha se brenda 24 muajsh do të mbyllet Unaza e Madhe e Tiranës. Në fund të këtij shtatori niset puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, ndërsa në nëntor nis kantieri i ndërtimit të aeroportit të Vlorës.
Balluku: Pyetja që më është drejtuar është për projektet që do të nisën, e cilat do të ndërtohen brenda mandatit të trete. Siç jeni në dijeni, i kemi bërë garat publike, do të ndaloja tek portet. Porti i Durrësit do të kthehet në një zonë për banim, por edhe për marinën elitare. Edhe ky projekt do të financohet në fazën e parë dhe të dytë. Porti i Vlorës, do të kthehet në një port jahtesh. Ai komercial do të zhvendoset në Triport. Do krijohet një zonë ekonomike. Kemi parashikuar që të kemi mbështetje në lëvizje hekurudhore. Do të nisim kantierin në aeroportin e Vlorës. Po përmbushen paketat siç është studiumi i ambientit dhe më pas do të bëhet zona e destinuar. Kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës na rezulton se do të përpunojë kapacitete nga muaji prill në tetor për t’i dhënë suport rivierës. Do të na duhen 24 muaj për ndërtim. Parashikohet që edhe ky aeroport të dorëzohet në pranverën e vitit 2025. Brenda shtatorit nis ndërtimi i hekurudhës. Javën e ardhshme në Tiranë do të kemi delegacion nga Banka e Investimeve. Bypassi i Elbasanit, ishte një nga pyetjet. E kemi diskutuar dhe Bashkia ka qenë në kontakt me firmën. Brenda 24 muajsh do të mbyllim të gjithë unazën e madhe të Tiranës. Sektori hekurudhor duke pasur dhe vëmendje të veçantë nga KE kemi arritur që të përmbyllim fazën përgatitore të projektit të parë Tiranë-Durrës, dhe jemi në një fazë përfundimtare dhe kantieri nis në fund të shtatorit për këtë hekurudhë. Jemi në një fazë të avancuar negociatash për hekurudhën Vorë-Han i Hotit”, tha Balluku.
TIRANË– Tatjana Piro, deputetja e Partisë Socialiste në Lushnje është ajo e cila ka marrë ndihmë mjekësore nga mjekët. Burimet tregojnë se Piro ka pasur ul...
TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Tatjana Piro është ndjerë keq në seancën e sotme. Pak çaste më parë, teksa ajo ishte prez...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, pasi foli për 80 minuta nga foltorja e Kuvendit, është larguar nga salla. Sot, ai paraqiti programin qeverisës para 140 depu...
TIRANË- Ministret e kabinteti të kryeministrit Edi Rama duket se nuk e kanë mendjen në seancën e sotme, ku do të marrin votëbesimin nga deputetët e Kuvendi...
Politike16 Shtator 2021, 11:14
TIRANË– Faza e parë e seancës plenare u mbyll me një minutë heshtje për të gjithë mjekët që humbën jetën nga Covid. Ishte deputeti Tritan Shehu ai i cili b...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi planin qeverisës për këtë mandat të tretë, tha se do të shkojë në New York ku do të marrë pjesë në punimet e...
TIRANË– Vendosja e deputetëve në Komisionet Parlamentare vijon që të jetë një “mollë sherri” në sallën e Kuvendit. Sot, që pa nisur seanca plenare, Lëvizja...
TIRANË– Mbledhja e parë e kryetarëve të komisioneve parlamentare në Parlament mes maxhorancës dhe opozitës u shoqërua me debate dhe për minutazhin e secili...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama preku me pika të gjitha çështjet që janë trajtuar në programin qeverisës të mandatit të tretë. Në pikën numër 15, Rama...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama për më shumë se një orë e gjysmë ka përmendur të gjitha pikat e planit të tij qeverisës, duke zhvilluar edhe debatin e tij të...