Bota

‘Përsa i përket ‘Open Ballkan’ kemi opinione të ndryshme’, Zaev dhe Kurti në konferencë pas përfun

16 Shtator 2021, 12:29 Nga DOSJA
‘Përsa i përket ‘Open Ballkan’ kemi opinione të

MAQEDONIA E VERIUT- Ka përfunduar mbledhja e dy qeverisë në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku kryeministri i vendit, Zoran Zaev ka fol në konferencën për mediat.

Gjatë fjalës së tij Zaev tha se me kryeministrin Kurti nuk kanë të njëjtin mendim për “Open Balkan” por kjo gjë nuk e pengon në bashkëpunimin ndërshtetëror.

Sa i përket “Open Balkan”, kemi opinione të ndryshme por kjo nuk na pengon në bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Unë mund të them se Kosova është e pavarur dhe i ka qëndrimet e veta”,- tha Zaev para gazetarëve.

Ndërkohë, kryeministri Kurti tha se Kosova mbështet iniciativat rajonale që kanë BE-në brenda tyre dhe përsa i përket iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Ne dëshirojmë sa më shumë bashkëpunim dhe zbatim të marrëveshjeve në aspektin bilateral me Maqedoninë e Veriut, jemi të orientuar kah e ardhmja e për neve e ardhmja është Bashkimi Evropian. Pra BE është fati ynë, anda edhe si republikë e Kosovës ne i mbështesim iniciativat rajonale që janë nga Bashkimi Evropian . Asnjëra nga marrëveshjet e nënshkruara nuk mund të cenohen në zbatim pavarësisht dallimeve që mund të kemi”, tha Kurti.

Më tej Kurti tutje foli edhe për marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive.

“Mbajtëm mbledhjen e përbashkët e cila është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë.  Deri tani kemi pasur 42 marrëveshje, sot nënshkruam 11 marrëveshje bashkëpunimi në ekonomi, bujqësi, turizëm, siguri, kontrollin e transportit hekurudhor, lidhjen e Brezovicës me Kodrën e Diellit, bashkëpunimi ndërkufitar”, tha Kurti.

Lajmi kryesor/ Kurti mbërrin në Maqedoninë e Veriut, nis mbledhja e përbashkët e dy qeverive ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti vizite ne maqedoni zoran zaev albin kurti vizite ne maqedoni zoran zaev

Sondazh

Poll