Bota

E rëndë në Kosovë/ 23-vjeçarja nga Drenasi humb jetën dy ditë pasi u vaksinua me Pfizer (EMRI+FOTO)

16 Shtator 2021, 11:30 Nga DOSJA
E rëndë në Kosovë/ 23-vjeçarja nga Drenasi humb

KOSOVË– Kosova vijon të ketë një numër të lartë të viktimave dhe rasteve me Covid-19, por nuk përjashtohen rastet kur një persona ka ndvrruar jetë pas marrjes së vaksinës.

Sipas Telegrafit, një 23 vjeçare nga Drenasi ka ndërruar jetë vetëm 2 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës ndaj Covid-19. Familjarët e 23 vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar për Telegrafin se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.

Vajza është  vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”, deklaroi ai.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës, deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ismet bogiqi vdes 23-vjecarja ne kosove zarife imeri ismet bogiqi vdes 23-vjecarja ne kosove zarife imeri

Sondazh

Poll