Bota

Kryetari i PDK-së takohet me Lajçak, Krasniqi: UÇK-ja nuk ka patur arkiva dhe kjo dihet botërisht

16 Shtator 2021, 11:43 Nga DOSJA
Kryetari i PDK-së takohet me Lajçak, Krasniqi: UÇK-ja nuk ka

KOSOVË– Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar një takim me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Krasniqi tha se në bisedë me Lajcak ka ngritur çështjen e arkivave të UÇK-së.

Qëndrimi ynë sa i përket arkivave është publik, ne e kemi thënë vazhdimisht. Unë edhe sot në takim me z.Lajçak e kam ngritur këtë çështje. Ne besojmë që fokusi duhet të jetë te çështjet e mëdha dhe nuk duhet askush që të tentojë me çështje më sporadike të ik nga obligimet e mëdha që i kanë”, tha Krasniqi në konferencë.

Ai theksoi se UÇK-ja nuk ka patur arkiva pasi në atë periudhë letërkëmbimi ishte shumë i vështirë.

UÇK-ja nuk ka pasur arkiva dhe ky është një fakt i ditur botërisht. Kushdo tjetër që në një formë apo tjetër me qëllim apo qëllim thotë diçka të tjetër e thotë një të pavërtetë dhe shkakton konfuzione të cilat mund të jenë në favor të konspiracioneve dhe imagjinatës që tashmë është pjesë e diskursit publik dhe sulmit politik të Sërbisë ndaj Kosovës”, shtoi ai.

Lajmi kryesor/Lajçak vijon vizitën në Kosovë, pas Kurtit takon kryeparlamentarin, Konjufca: Dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora memli krasniqi miroslav laçjak ne kosove memli krasniqi miroslav laçjak ne kosove

Sondazh

Poll