Bota

Vijojnë evakuimet nga Kabuli dhe pas 31 Gushtit, SHBA largon nga Afganistani rreth 60 persona

16 Shtator 2021, 12:16 Nga DOSJA
Vijojnë evakuimet nga Kabuli dhe pas 31 Gushtit, SHBA largon nga

AFGANISTAN– Pas 31 gushtit, Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar largimin nga Afganistani të të paktën 36 qytetarëve amerikanë dhe të paktën 24 personave me lejeqëndrimi të përhershme në SHBA përmes fluturimeve çarter dhe rrugëve tokësore, tha të mërkurën Departamenti i Shtetit.

Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre nga Afganistani në fund të gushtit, duke i dhënë fund pushtimit dy dekadësh të vendit.

Rreth 124,000 njerëz u evakuuan në mënyrë të sigurt përmes njërit prej proceseve më të mëdha të evakuimit ajror në histori, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Evakuimi përfundimtar i forcave të SHBA-së, atyre të vendeve aleate dhe civilëve afganë ka qenë kaotik.

Derisa po zhvillohej procesi i evakuimit, në fund të gushtit, ndodhi një sulm vetëvrasës nga militantët e Shtetit Islamik Khorasan jashtë aeroportit të Kabulit që la të vrarë rreth 170 afganë dhe 13 trupa amerikane.

SHBA-ja dhe forcat aleate janë futur në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA, më 11 shtator, 2001.

Gjithsej 2,461 pjesëtarë të shërbimit amerikan u vranë në Afganistan dhe më shumë se 20,000 u plagosën, në dy dekadat e fundit.

Uashingtoni ka shpenzuar më shumë se 1 trilion dollarë në këtë luftë.

Duke e arsyetuar tërheqjen presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se ushtria amerikane ka “arritur” qëllimet e saj në këtë vend për të mposhtur Al-Kaedën dhe për të parandaluar më shumë sulme mbi Shtetet e Bashkuara./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden talebanet pushtojne afganistanin terheqja e trupave nga afganistani joe biden talebanet pushtojne afganistanin terheqja e trupave nga afganistani

Sondazh

Poll