Bota

Avokati tenton të fusë një telefon në dhomat e paraburgimin në Gjilan, kapet ‘mat’ gjatë kontrollit nga oficer

16 Shtator 2021, 10:50 Nga DOSJA
Avokati tenton të fusë një telefon në dhomat e paraburgimin

KOSOVË- Ditën e djeshme një avokat është kapur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës duke tentuar të fusë një telefon në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Në njoftimin e SHKK-së bëhet e ditur se oficerët korrektues gjatë kontrollit kanë hetuar se avokati Y.H. ka tentuar të fusë një telefon të tipit “Nokia” me sim kartelë, brenda qendrës së paraburgimit.

“Oficerët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se avokati, Y.H, në çantën e  tij të dorës kishte një telefon mobil të tipit “Nokia” me Sim Kartelë, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës. Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar provat materiale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, SHKK ka njoftuar policinë dhe Odën e Avokatëve të Kosovës, për këtë rast.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin”, thuhet në njoftim.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ndalohet avokati ne kosove ndalohet avokati ne kosove

Sondazh

Poll