Politike

19 pika! Rama i ndan me kategori, çfarë premtoi sot nga foltorja e Kuvendit, DEBAT me Bashën, e kunja për Berishën

16 Shtator 2021, 10:16 Nga DOSJA
19 pika! Rama i ndan me kategori, çfarë premtoi sot nga foltorja e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama për më shumë se një orë e gjysmë ka përmendur të gjitha pikat e planit të tij qeverisës, duke zhvilluar edhe debatin e tij të parë me kryedemokratin Lulzim Basha. 19 pika që Rama i kishte nxjerrë më vete, i ka parashtruar përballë deputetëve duke prekur çdo projekt që pritet të ndërmerret në4 vitet e ardhshme. Po ashtu, kreu i qeverisë ka cekur pika “të nxehta” duke përmendur Ballkanin e Hapur, marrëdhënien me Serbinë dhe Kosovën, ndërsa ka marrë “merita” për rolin dhe faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. 

PIKAT E PËRMENDURA NGA KRYEMINISTRI:

1. Gratë në qeveri
2. Raportet me opozitën (bashkëpunimi pa asnjë ndërmjetësues të huaj)
3. Tërmeti dhe pandemia
4. Raporti me drejtësinë, korrupsionin dhe reforma në drejtësi
5. Kapaciteti digjital, shërbimet që zëvendësojnë sportelet
6. Arsimi, mësimi i anglishtes në klasë të parë, artet dhe zejet në shkollë. Përmendet edhe reforma në universitete
7. Turizmi dhe mjedisi, ndalimi i qeseve plastike deri në qershor ‘22
8. Infrastruktura. Portet dhe aeroportet (investimi në Nënë Tereza), etj. Rama përmend të gjitha investimet
9. Energjia dhe synimi që Shqipëria tê bëhet eksportuese
10. Bujqësia.  
11. Rritja ekonomike.
12. Prodhimi dhe garancia sovrane
13. Rritja e pagave dhe vendimi i momentit të fundit për solistët e TKOB
14. Pensionet nuk rriten dot, por e kanë një plan. Rama nuk e quan rritjen premtim por angazhim solemn
15. Integrimi europian dhe akuzat për Partinë Demokratike 
16. Rama flet për politikën e jashtme, marrëdhëniet ndërkombëtare, përmend vizitat e ndërkombëtarëve dhe thumbon Sali Berishën por pa e përmendur me emër
17. Maqedonia e Veriut, Gruevski nuk u hapte rrugë shqiptarëve. Rama merr meritat për pozicionimin e faktorit shqiptar. Flet dhe për Ballkanin e Hapur. Sipas tij, Serbia është me e madhe po shqiptarët së bashku i bëjnë vetëm njërin nga kombet më të mëdhenj të rajonit.
18. Përmend marrëdhëniet me SHBA
19. Bën krahasimin tek shëndetësia, debati parë me kryedemokratin Lulzim Basha 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 16 shtator 2021 edi rama seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll