Politike

‘Do shkoj në New York që t’i kërkoj aleatëve…’/ Policia e shtetit, Rama: Do ulim moshën e trupës, do rriten pagat

16 Shtator 2021, 11:01 Nga DOSJA
‘Do shkoj në New York që t’i kërkoj

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi planin qeverisës për këtë mandat të tretë, tha se do të shkojë në New York ku do të marrë pjesë në punimet e asamblesë vjetore të OKB-së.


“Pas vendimit të qeverisë do shkojmë në New York dhe kam shpresë që do mund të kthehemi me një lajm domethënëse për forcat tona të armatosura. U kemi kërkuar aleatëve kthimin e Forcave të armatosura në akademi ushtarake, në mënyrë që shkollimi të bëhet në kushtet e ekselencës që bëhet në SHBA”, tha Rama.

Rama tha ndër të tjera se në mandatin e tretë do të ngrihen pagat e policisë së shtetit.

“Do jetë një mandat i shtrirjes së thellë në luftën kundër krimit të organizuar. Rezultat e Policisë së Shtetit janë shumë të mira, por krahas digjitalizmit, sigurimit të inteligjencës artificiale, për të monitoruar në mënyrë konstante territorin dhe grupet do thellojmë formimin e vetë policisë, për të ulur moshën e trupës policore, për të ndritur rrjetin e inteligjencës në polici dhe duke ngritur kështu pagat”, u shpreh Rama.

Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, Rama “shtrin dorën” tek PD: Gati për bashkëpunim, krizat do i zgjidhim vetëm ‘shqip’! Debati i parë me Bashëm për COVID, kryedemokrati: Politikë me të vdekur!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rana seanca plenare 16 shtator 2021 edi rana seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll