Politike

DEBATI I PLOTË: Vendet në Komisione “mollë sherri” në Kuvend, Balla: Ne duam shumicën, ndreqni gabimet! Alibeaj: Zgjidh

16 Shtator 2021, 11:00 Nga DOSJA
DEBATI I PLOTË: Vendet në Komisione “mollë sherri”

TIRANË– Vendosja e deputetëve në Komisionet Parlamentare vijon që të jetë një “mollë sherri” në sallën e Kuvendit. Sot, që pa nisur seanca plenare, Lëvizja Socialiste për Integrim depozitoi tre emrat e saj për t’i pozicionuar në Komisionet Parlamentare, duke caktuar Petrit Vasili në atë të Shëndetësisë, e zëvendësues te Ligjet; Erisa Xhixho tek Ligjet, Integrimi dhe zëvendësuese tek Media, ndërsa Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurinë Kombëtare.


Por çështja nuk u zgjidh me kaq, pasi me të nisur seanca, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi fjalën për procedurë, duke kërkuar edhe njëherë reflektim nga opozita dhe PD-ja, duke u cituar edhe njëherë rregulloren. Ai u kujtoi se deputetët e opozitës mund të marrin pjesë në vetëm një komision, ndryshe maxhoranca humb shumicën tek to. Përgjigjia i erdhi nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se kërkesat e opozitës ishin të depozituara dhe nuk do të kufizoheshin sipas dëshirave të maxhorancës. Në fund, ai shtoi se çdo gjë ishte në lidhje me rregulloren.

DEBATI I PLOTË MES TYRE NË SALLË: 

Balla: Kërkova fjalën për procedurë lidhur me një çështje që u diskutua radhën e kaluar. Mendoj që grupi parlamentar i PD duhet ta reflektojë. Për ta sqaruar dhe që të jetë objekt i punës është që parashikimi i rregullores është që deputetët e opozitës bëjnë pjesë vetëm në një komision. PS është i vetmi që është në këtë shumicë, të gjithë të tjerët janë në opozitë. Deri në seancën pasardhëse ndreqni ndonjë gabim që ndonjë deputetet mund të jetë në më shumë se dy komisione. Dua ta falenderojnë opozitën për të ecur para në këtë seancë.

Alibeaj: Nuk ka nevojë për falenderim, nuk bëtë gjë tjetër veçse respektuat rregulloren. Më në fund. Një nga kërkesat dje, ishte programi qeverisës do të duhet të kishte një minimum kohe sa publiku dhe deputetët të njiheshin. Sa i përket përbërjes së komisioneve. Kërkesa është paraqitur tek ju. Nëse keni synim dhe dëshirë për të kufizuar anëtarësinë e opozitës, siç e keni zakon kjo nuk ka për të ecur. Deputetët tanë janë këta janë në përputhje me rregulloren. Kush është shumicë tjetër kusht e ka vendosur, edhe nëse është e grabitur kjo do të diskutohet. Zgjidhni hallet me njëri-tjetrin, por jo duke i rënë në qafë opozitës.

Në seancën e kaluar diskutimet u ndërprenë pasi Balla propozoi që të votohej vetëm për kryetarët e Komisioneve. E gjitha ndodhi pas ndërhyrjes së LSI-së, të cilët nuk kishin depozituar kërkesën e tyre për emrat që do t’i përfaqësonin në Komisione. Balla kërkoi që të ndryshohej rendi i ditës, duke shkaktuar reagime të forta nga opozita që la sallën e Kuvendit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj seanca plenare 16 shtator 2021 taulant balla enkelejd alibeaj seanca plenare 16 shtator 2021 taulant balla

Sondazh

Poll