Politike

‘Rama na ka përgojuar, gra dhe burra’/ DEBATI brenda Konferencës së Kryetarëve, Vokshi i drejtohet Nikollës: Ju duhet t

16 Shtator 2021, 10:55 Nga DOSJA
‘Rama na ka përgojuar, gra dhe burra’/ DEBATI brenda

TIRANË– Mbledhja e parë e kryetarëve të komisioneve parlamentare në Parlament mes maxhorancës dhe opozitës u shoqërua me debate dhe për minutazhin e secilit deputet në Kuvend. Socialistët kërkuan që çdo deputet të mos zgjaste fjalimin më shumë se 3 apo 5 minuta.

Por kjo u kundërshtua nga deputetët e opozitës. Këta të fundit kërkuan që, siç parashikon Rregullorja e Kuvendit, koha e çdo deputeti për të folur të jetë 10 minuta. Më pas gjatë debatit, deputetja e opozitës, Albana Vokshi, kërkoi nga Lindita Nikolla që të tregohet e kujdesshme me Kryeministrin Rama, i cili sipas saj, përgojon gratë e opozitës.

DEBATET:

Mimi Kodheli: Duhen diskutime konstruktive, mos të humbim kohën kot me debate pa vlerë.

Albana Vokshi: Jam dakord me atë që tha znj. Kodheli, por më duhet t’i kujtoj se personi që ka fyer më shumë aulën e Kuvendit është Edi Rama, që na ka përgojuar të gjitha ne grave e burrave. E hapi fushatën duke përfolur ne gratë kandidate të PD-së dhe mund të vazhdojë me të njëjtin shembull në seance.

Ju zonja Nikolla duhet që t’ia ndërprisni fjalën e Edi Ramës nëse e përsëriste ose të merrte masat e duhura për të siguruar etikën. Si çdo gjë që e bëni për fasadë, edhe në Parlament ashtu bëni. Silleni sikur toleroni dhe nuk merreni me opozitën, por në fakt vendimmarrjet tregojnë të kundërtën.

Mesila Doda: Partia Socialiste ka të gjitha pushtetet, ndërsa opozita ka vetëm fjalën. Të kufizoni edhe fjalën kjo nuk është normale. Në Parlament ka deputetë të rinj, por edhe të tjerë të cilët duhet të flasin. Nuk keni pse të kufizoni kohën e diskutimin.

Arben Pëllumbi: Mbledhja parlamentare duhet të vazhdojë pa ndërprerë derisa të mbyllen të gjitha diskutimet. Nuk mund të ndërpritet dhe të vazhdojë ditën tjetër, se pastaj nuk quhet një seancë plenare, por dy të tilla.

Mesila Doda: Nuk mund të quhen dy seanca. Por siç ka pasur edhe precedent të mëparshëm, ndërpritet mbledhja dhe vijohet ditën tjetër. Nuk mund të zgjasë mbledhja deri në orët e para të mëngjesit, sepse mbledhjet bëhen publike për qytetarët.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi lindita nikolla mbledhja e komisionit parlamentar mimi kodheli albana vokshi lindita nikolla mbledhja e komisionit parlamentar mimi kodheli

Sondazh

Poll