Politike

Rama: Ne nuk mbrojmë asnjë që ka probleme me drejtësinë

16 Shtator 2021, 09:42 Nga DOSJA
Rama: Ne nuk mbrojmë asnjë që ka probleme me drejtësinë

TIRANË- Gjatë prezantimit të programit qeverisës sot në Kuvend kryeministri Edi Rama ka folur rreth sistemit të drejtësisë në vend. Ai ka paralajmëruar zyrtarët e lartë të cilët kanë probleme me drejtësinë duke i thënë se nuk do të kenë mbështetjen e qeverisë por duhet të mborhen vetë.

Në fjalën e tij ai ritheksoi dhe njëherë mbështetjen e qeverisë së tij për organet e reja të drejtësisë.


 “As qeveria dhe asnjë nga ne 74 të mandatarit nuk do të përdorë as mikrofonin dhe kartonin për të mbrojtur këdo qoftë nga akuzat e organeve të drejtësisë. Në çdo nivel të ekzekutivit apo në drejtimin e qeverisjes vendore që mund të vendosen në akuzë të mbrohet vetë. Qeveria do të inkurajojë me fuqizimin e mekanizmave të njohur, apo inovativë nxitës të qytetarëve dhe mediave luftën kundër korrupsionit. E kemi besuar dhe e besojmë edhe më shumë sot reformën në drejtësi. Sot këmba lëkundet nën këmbën e atyre që deri dje vrisnin, duke i përdorur prokuroritë si shampo, për ti bërë karshillëk një populli të tërë me flokët përpjetë. Partitë po e humbin fuqinë për ti rezistuar presionit të kohës. Askush që ka llogari të hapura me ligjin nuk fle më i qetë,” -tha Rama.

Lajmi kryesor/ LIVE- Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, Rama “shtrin dorën” tek PD: Gati për bashkëpunim, krizat do i zgjidhim vetëm ‘shqip’, pa ndërmjetësim anglisht

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seanca plenare 16 shtator 2021 votebesimi i qeverise rama seanca plenare 16 shtator 2021 votebesimi i qeverise rama

Sondazh

Poll