Art&Argëtim

Kritikoi efektivitetin e vaksinave anti-covid, Nicki Minaj ftohet në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar

16 Shtator 2021, 08:28 Nga DOSJA
Kritikoi efektivitetin e vaksinave anti-covid, Nicki Minaj ftohet në

SHBA– Pasi kritikoi efektivitetin e vaksinave, Nicki Minaj është ftuar nga Shtëpia e Bardhë për tu informuar në lidhje me vaksinim dhe rëndësinë e imunizimit.

Mediat e huaja bënë me dije se Minaj refuzoi të merrte pjesë në eventin e Met Gala të këtij viti sepse organizatoret kishin kërkuar që pjesëmarrësit të ishin të vaksinuar.

Pak kohë më parë këngëtarja kishte shkruar se kushërira e saj e cila ishte vaksinuar, kishte patur një sërë efektesh anësore.

“Shtëpia e Bardhë më ka bërë ftesë për të folur dhe mendoj se ky është një hap në dretjimin e duhur. Po, do të shkoj. Do jem e veshur e gjitha me ngjyrë rozë si ‘Legally Blonde’, në mënyrë që ta kuptojnë se cështja është serioze. Do bëj pyetje në emër të gjithë atyre njerëzve që janë përqeshur vetëm për faktin se janë njerëz.” ka shkruar Minaj.

 

The White House has invited me & I think it’s a step in the right direction. Yes, I’m going. I’ll be dressed in all pink like Legally Blonde so they know I mean business. I’ll ask questions on behalf of the ppl who have been made fun of for simply being human. #BallGate day 3 https://t.co/PSa3WcEjH3

— Nicki Minaj (@NICKIMINAJ) September 15, 2021

Pyetur nga mediat për vërtetësinë e kësaj ftese, një zëdhënës I Shtëpisë së bardhë u shpreh: “Ne kemi vepruar si me gjithë qytetarët e tjerë, i kemi ofruar Nicki Minaj një bisedë telefonike me ekspertët tanë, të cilët do t’i shpjegojnë asaj me mirësi se vaksinat janë efektive”.

Edhe pse një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e kanë marrë vaksinën anti-covid, ka ende persona të paqartë dhe dyshues për efektivitetin e saj.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz nicki minaj ftohet ne shtepine e bardhe nicki minaj ftohet ne shtepine e bardhe

Sondazh

Poll