Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Halaand me Borussia Dortmund “pushton” Stambollin, në grupin e Interit dhe Realit Sheriff Tiraspo

15 Shtator 2021, 18:42 Nga DOSJA
CHAMPIONS LEAGUE/ Halaand me Borussia Dortmund “pushton” Stambollin,

EUROPË-Besiktas-Borussia Dortmund dhe Sheriff Tiraspol-Shakhtar Donetsk ishin dy takimet e para të Champions League. Në Stamboll, gjermanët fitojnë 1-2 në një ndeshje të dominuar totalisht nga verdhezinjtë. Në minutën e 20′ Bellingham do të kalonte në avantazh Borussia Dortmund, ndërsa vetëm disa sekonda para përfundimit të pjesës së parë Haaland do të dyfishonte shifrat. Pavarësisht disa tentativave të Besiktas, goli do tw vinte vetwm nw sekondat e fundit tw ndeshjes me Monteron. Borussia Dortmund merr tre pikë të vlefshme për ecurinë në Grupin C.

Në Grupin D aty ku bën pjesë Real Madrid dhe Inter Sheriff Tiraspol fiton 2-0 ndaj Shakhtar Donetsk. Një rezultat surprizë, pasi moldavët ishin kuotuar si skuadra më e dobët e grupit. Traore në minutën e 16′ dhe Yansane në minutën e 62′ vulosën këtë sukses të rëndësishëm.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport besiktas borussia dortmund champions league besiktas borussia dortmund champions league

Sondazh

Poll