Sport

Ndërtuar në vitin 2020, klubi anglez zbulon sekretet e qendrës sportive: 21 fusha dhe 100 milion paund investim

15 Shtator 2021, 17:50 Nga DOSJA
Ndërtuar në vitin 2020, klubi anglez zbulon sekretet e qendrës

ANGLI-Qendra e re stërvitore e Leicester u përurua në fund të vitit 2020 (stërvitja e parë ishte në 24 dhjetor, në prag të Krishtlindjeve) dhe kushtoi 100 milionë paund. Ky është investimi më i madh i bërë ndonjëherë nga familja e Presidentit Khun Aiyaëatt Srivaddhanaprabha që nga blerja e klubit në 2010.

Kjo pronë shtrihet në një sipërfaqe prej 180 hektarësh dhe ka 21 fusha futbolli një tribunë me 500 vende,objekte më të fundit mjekësore-shkencore, një palestër të personalizuar me pajisje hidroterapie dhe një fushë golfi. Qendra stërvitore ndodhet në zemër të Anglisë në Seagrave, në veri të Leicestershire.

 

?⚽️ | NEW: Leicester City’s new training ground has been completed- this is how it looks: pic.twitter.com/LZ8x8KZvDL

— Football For All (@FootballlForAll) September 13, 2021

Disa shifra japin idenë mbi 30 dhoma private janë ndërtuar për qëndrimin gjatë natës të lojtarëve dhe stafit dhe 200 televizorë të instaluar në ndërtesat e ndryshme të qendrës, përfshirë sallat e konferencave, zyrat, dhomat e gjumit dhe zonat rekreative. Flamuri kryesor i strukturës është sigurisht Vichai Srivaddhanaprabha Building, një ndërtesë prej mbi 11,000 metrash katrorë kushtuar presidentit të Leicester i cili vdiq tragjikisht më 27 tetor 2018 në një aksident ajror.Investimi demonstron përfundimisht ambiciet afatgjata të Leicester, i cili konfirmohet si një nga ekipet më të mira angleze.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angli leicester angli leicester

Sondazh

Poll