Sport

Di Maria: “Messi nuk është aq mirë sa duket në Paris”

15 Shtator 2021, 16:54 Nga DOSJA

FRANCE – Lionel Messi e ka të vështirë të vendoset në Paris. Superylli argjentinas ende nuk ka gjetur një shtëpi për t’u zhvendosur me familjen e tij.

Bashkëkombasi i tij, Angel Di Maria ka bërë me dije se situata e Lionel nuk është aq e mirë sa duket. Gazeta argjentinase ‘Ole’, përmes ‘Bild’, citoi Di Maria, duke përshkruar situatën aktuale të jetesës së Messit, si “jo e lehtë për të”.

Bashkëlojtari i tij i klubit dhe i vendit vazhdon të shpjegojë, se si ikona e futbollit mbahet nën vëzhgim. Ai thotë: “Kur Leo vjen për darkë, gjithmonë ka motoçikleta, ose makina aty pranë. Njerëzit këtu janë shumë të respektueshëm dhe nëse dalim jashtë, nuk do na lënë vetëm.

Tani, me Leo, ne nuk kemi ku të shkojmë. Messi ende nuk ka gjetur një shtëpi në Paris për veten, gruan e tij Antonella dhe tre djemtë e tyre të adhurueshëm Thiago, Matteo dhe Ciro,”- deklaroi Di Maria.

Lojtari, 6 herë fituesi i “Topit të Artë” qëndron në hotelin luksoz “Le Royal Monceau” në Paris. Dhoma më e lirë në hotelin butik mendohet të kushtojë rreth 855 stërlina për natë.

Vendndodhja me pesë yje përmban gjashtë restorante elegant dhe një kinema private.
Në gusht lojtari u fotografua, duke u rrethuar nga tifozët e emocionuar të PSG me pamje  të jashtëzakonshme jashtë “Le Royal Monceau”.

Kanë qenë të shumtë vizitorët e famshëm në hotelin boutique, i cili u hap në vitin 1928. Mes tyre Winston Churchill dhe Robert De Niro. Edhe bashkëlojtari i Messit në PSG, Neymar mendohet se ka qëndruar atje para se të gjente shtëpinë e tij të përhershme në Paris në 2017.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll