Sport

“E shkreta Barcelonë”/ Rekordi negativ i katalanasve në Champions dhe sulmet e shtypit spanjoll

15 Shtator 2021, 15:10 Nga DOSJA
“E shkreta Barcelonë”/ Rekordi negativ i katalanasve në

SPANJË-Debutimi në Champions League rezultoi një makth për Barcelonën. Katalanasit u “vranë” përballë Bayern Munich si në rezultat 0-3 ashtu edhe në lojë. Simbol i natës së keqe ishte edhe rekordi negativ i Barcelonës. Për herë të parë në histori, skuadra katalanase nuk bëri as një goditje në portë gjatë 90 minutave.

Ky është rekordi katastrofik i Barcelonës.Asnjëherë në historinë e tij klubi katalanas nuk e kishte mbyllur një 90 minutësh të Champions League pa e goditur portën e kundërshtarit. Një rekord, nëse mund të quhet kështu, e cila është stema më e re “normalitetit të ri” pas lamtumirës së Leo Messit.

Ndërkohë shtypi spanjoll ka kritikuar paraqitjen e Barcelonës. Në faqen e parë të gazetës Marca lexohej: “E shkreta Barcelonë”. Ndërkohë që në përfundim të ndeshjes një pjesë e tifozëve filluan të kërkonin largimin e trajnerit: “”Koeman Out”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona bayern munich barcelona bayern munich

Sondazh

Poll