Sport

“Gijotina” gati: Koeman nën akuzë, tre ndeshje për të shpëtuar stolin…

15 Shtator 2021, 15:58 Nga DOSJA

SPANJE – Humbja e shëmtuar e Barcelonës, pa as edhe një goditje në portë, kundër Bayern Munich në Champions League ka vënë në pikëpyetje pozicionin e trajnerit Ronald Koeman. Pas ndeshjes, presidenti Laporta u mbyll në një dhomë me nënpresidentin Yuste dhe menaxherin Alemany për një mini-mbledhje që zgjati deri në orën 2 të mëngjesit. Sipas “Sportit”, trajneri holandez duhet të fitojë tre ndeshje e radhës (Granada, Cadiz dhe Levante) për të shmangur shkarkimin.

Në gusht 2020, humbja 2-8 në Lisbonë kundër bavarezëve, i dha fund epokës së Quique Setien. Tani, pak më shumë se një vit më vonë, historia mund të përsëritet. Pas ndeshjës së shëmtuar në “Camp Nou” në bankën e të akuzuarve ka përfunduar trajneri Koeman, i mbrojtur dhe mbështetur gjithmonë nga Laporta, por pozicioni i të cilit ka filluar të lëkundet.

Arsyetimet sigurisht që nuk i mungojnë trajnerit portokalli, i cili pa Messin dhe Griezmann të largoheshin, ndërkohë që nuk mund të llogarisë në të dëmtuarit Ansu Fati, Aguero, Dembélé dhe së fundmi Braithwaite, të gjithë sulmues. Dëmtimet e Pedri dhe Jordi Alba erdhën për të sanksionuar momentin e keq, nga të gjitha këndvështrimet.

Laporta është i zemëruar me trajnerin e tij, por ai nuk dëshiron të marrë vendime të nxituara. Ajo që duket e sigurt është se trajneri Ronald Koeman do të luajë në krye të pankinës “blaugrana” në gjashtë ditë kundër tri skuadrave që sigurisht nuk janë të parezistueshme. Presidenti pret një reagim nga ekipi, shfaqje bindëse dhe por  edhe 9 pikë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelonës cadiz dhe levante camp nou champions league granada laporta ronald koeman barcelonës cadiz dhe levante camp nou champions league granada laporta ronald koeman

Sondazh

Poll