Sport

Shtohen “humbjet” për Barcelonën, Pedri dhe Alba mungesat e radhës…

15 Shtator 2021, 15:09 Nga DOSJA

SPANJE – Mesfushori Pedri dhe anësori i majtë Jordi Alba, i janë shtuar dëmtimeve të Barcelonës, pas humbjes së tyre 0-3 në “Cam Nou” ndaj Bayern Munich, të martën në mbrëmje për Chgampions League.

Ansu Fati, Sergino Dest, Sergio Aguero, Martin Braithwaite dhe Ousmane Dembele ishin lojtarët e padisponueshëm për ndeshjen europiane ndaj bavarezëve, për shkak të dëmtimeve. Përpos këtyre Ronald Koeman tani do të jetë edhe pa dy lojtarë të tjerë për ndeshjet në La Liga, të cilët sipas mediave spanjolle mund të mungojnë të paktën 3 javë .

Barça ka lëshuar një deklaratë, që konfirmon se mesfushori Pedri është ankuar për një dhembje në kofshë, edhe pse luajti plot 90 minuta kundër Bayern. “Mesfushori Pedri ka një dëmtim të muskujve katërkëndësh në kofshën e tij të majtë, – thuhet në njoftimin për shtyp. – Lojtari është i padisponueshëm për përzgjedhje në ndeshjet e ardhshme dhe rikuperimi i tij do të diktojë rikthimin në fushë.”

Ndërkohë edhe për Jordi Alba, që u zëvendësua me Balde Martinez në minutën e 74-të për shkak të një dëmtimi, në deklaratën e Barcelonës thuhet: “Testet e kryera të mërkurën në mëngjes tregojnë se ai ka një dëmtim në kofshën e tij të djathtë. Ai është i padisponueshëm për përzgjedhje dhe rikuperimi i tij do të diktojë kthimin.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anësori i majtë jordi alba balde martinez bayern munich mesfushori pedri ronald koeman anësori i majtë jordi alba balde martinez bayern munich mesfushori pedri ronald koeman

Sondazh

Poll