Politike

Edi Rama zotohet: Në mandatin e tretë lobojmë gjerësisht për njohjen e Kosovës, do e faktorizojmë në arenën ndërkombë

15 Shtator 2021, 16:23 Nga DOSJA
Edi Rama zotohet: Në mandatin e tretë lobojmë gjerësisht

TIRANË– Qeveria “Rama 3” ka planifikuar që në prioritetet e saj të jetë faktorizimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare sa më shumë që të jetë e mundur. Në fushën e politikës së jashtme, në programin qeverisës, kryeministri Edi Rama zotohet për lobim për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e botës dhe pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB.

Ndërsa, në tryezën e përvitshme të qeverive Kosovë-Shqipëri pritet të përfshihen edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin. Këto hapa të ndërmarra mund të tregojnë edhe një tentativë të Ramës për të stabilizuar marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

PJESË NGA PROGRAMI QEVERISËS: Forcimi i perceptimit pozitiv, i parashikueshmërisë dhe i besueshmërisë së politikës së jashtme të Shqipërisë.

Forcimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve me vende dhe organizata partnere, nëpërmjet punës së përbashkët dhe të bashkërenduar për tema të posaçme.

Vendosja e kontakteve me vende dhe organizata që nuk kanë qenë në vëmendjen e politikës sonë të jashtme, shfrytëzimi më tej i këtyre kontakteve në shërbim të arritjes së objektivave afatgjata të politikës së jashtme të vendit tonë.

Forcimi dhe faktorizimi sa më shumë të jetë e mundur i pozicionit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare;

Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm gjeopolitik dhe njohja e saj e shpejtë do të shërbejë për t’u ndarë nga koha e dhunës etnike që ka përndjekur Ballkanin për një shekull, duke hapur një epokë të re të bashkëpunimit në rajon. Avancimi i të dre- jtave të shqiptarëve në të gjitha rajonin, si dhe rritja e bashkëpunimit rajonal në për- puthje me angazhimet e Open Ballkan apo Procesit të Berlinit, përbën një prioritet konstant të politikës sonë të jashtme.

Angazhohemi në përforcimin e bashkëpunimit rajonal përmes Open Ballkan dhe paketës së ndërlidhjes dhe investimeve të Procesit të Berlinit.

Lobojmë më fuqimisht për njohjen e shpejtë të Kosovës nga të gjithë vendet e botës dhe për pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB.

Takimi i përvitshëm i qeverive Shqipëri-Kosovë zgjerohet për të përfshirë në tryezë edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin.

LAJMI KRYESOR: ‘Qeverisja s’është zanat’/ Pikat një më një! ZBARDHET programi qeverisës i Partisë Socialiste për mandatin e 3-të, rritje pagash, shkon në 850 mijë lekë në administratë. Ndërtohet hekurudha në Durrës, suport me para për familjet e reja

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti aleksander vucic edi rama programi qeverises i ps albin kurti aleksander vucic edi rama programi qeverises i ps

Sondazh

Poll