Politike

Mbyllet konferenca e kryetarëve Balla: Miratuam rendin e ditës dhe kohën e debatit, Rama dhe ministrat do i përgjigjen çdo

15 Shtator 2021, 13:00 Nga DOSJA
Mbyllet konferenca e kryetarëve Balla: Miratuam rendin e ditës dhe

TIRANË– Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se seanca plenare që pritet të mbahet ditën e nesërme dhe do të jetë e ndarë në tre pjesë. Në fund të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ai shtoi se në fokus të seancës plenare të së enjtes do të jetë prezantimi i përbërjes së Këshillit të Ministrave dhe i programit qeverisës të qeverisë “Rama 3”. Balla tha se kanë rënë dakort me Opozitën që të flasë çdo deputet, pavarësisht se maxhoranca nuk e donte diçka të tillë për shkak të masave anti-Covid.

“Kemi miratuar me koncensus pikën lidhur me përbërjen në Kuvend të këshillit të ministrave dhe programit të qeverisë. Nga Opozita ka pasur disa propozuar në shfazimin e kësaj séance. Kjo seancë do të përbëhet nga tre pjesë. Si fillim do prezantohet program nga kreu i qeverisë, më pas do të merret koha për pyetje. Më pas do kemi debate dhe votimin, për përbërjen e këshillit të ministrave apo të programit të qeverisë. Kemi pranuar kërkesën e deputetëve të Opozitës për këtë gjë. Edhe pse kërkuam që të funksiononte ndryshe për shkak të rregullave të pandemisë, por nuk gjetëm dakortësi nga Opozita, të cilët kërkuan që çdo deputet të flasë 10 minuta për programin e qeverisë. Rama dhe ministrat do u përgjigjen çdo pyetjeje,”- tha Balla. 

LAJMI KRYESOR: 4 orë flet vetëm Rama! Seancë MARATONË në Kuvend nesër, jepet votëbesimi për qeverinë e re. PD mbledh deputetët në seli, HARTOHET strategjia dhe plani

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll