Politike

Integrimi i Shqipërisë në BE, programi i qeverisë fokusohet tek ‘Ballkani i Hapur’: Do e çojmë përpara nismën, prite

15 Shtator 2021, 13:34 Nga DOSJA
Integrimi i Shqipërisë në BE, programi i qeverisë fokusohet

TIRANË– Një nga pikat e programit të qeverisë ‘Rama 3’ është edhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në platformën zyrtare shkruhet se detyra e ryeministri Edi Rama ka Shqipërisë është që në katërvjeçarin e ardhshëm të ecë edhe më shpejt, me qëllim që qytetarët shqiptarë të shohin një datë të qartë se kur i gjithë ky proces mund të finalizohet me Shqipërinë si një vend anëtar i Bashkimit Europian, por përparësi ka edhe nisma “Ballkani i Hapur”. 

“Çojmë përpara nismën Ballkani i Hapur – vijojmë punën për të ndjekur zbatimin e 3 marrëveshjeve të lidhura në takimin e datës 29 korrik 2021 midis Kryeministrit Rama, Kryeministrit Zaev dhe Presidentit Vuçiç, por edhe për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi mes 3 vendeve pjesëmarrëse,”- shkruhet ndër të tjera në program. 

PJESË NGA PROGRAMI:

INTEGRIMI I SHQIPËRISË:

Në 2014, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat, pas përmbushjes së kushteve në 5 fusha kyçe, reforma në administratën publike, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe respekTImi i të drejtave themelore. Vit pas viti kemi përparuar në mënyrë të qëndrueshme në të gjithë prioritetet e vendosura nga BE. Si rezultat i këtyre arritjeve, në mars 2020 Bashkimi Europian mori vendimin për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, hapi i fundit përpara integrimit me të drejta të plota.

Detyra e Shqipërisë është që në katërvjeçarin e ardhshëm të ecë edhe më shpejt, me qëllim që qytetarët shqiptarë të shohin një datë të qartë se kur i gjithë ky proces mund të finalizohet me Shqipërinë si një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare për integrimin në BE dhe ndjekje e rekomandimeve për çdo etapë

Çojmë përpara nismën Ballkani i Hapur – vijojmë punën për të ndjekur zbatimin e 3 marrëveshjeve të lidhura në takimin e datës 29 korrik 2021 midis Kryeministrit Rama, Kryeministrit Zaev dhe Presidentit Vuçiç, por edhe për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi mes 3 vendeve pjesëmarrëse.

LAJMI KRYESOR: ‘Qeverisja s’është zanat’/ Pikat një më një! ZBARDHET programi qeverisës i Partisë Socialiste për mandatin e 3-të, rritje pagash, shkon në 850 mijë lekë në administratë. Ndërtohet hekurudha në Durrës, suport me para për familjet e reja

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike programi qeverises i ps programi qeverises i ps

Sondazh

Poll