Politike

Me kë e ka? “Nuk jemi parti që ia fusim gjumit”, Gjiknuri flet i zhgënjyer nga PS-ja në Fier, paralajmëron riorganizim

15 Shtator 2021, 16:13 Nga DOSJA
Me kë e ka? “Nuk jemi parti që ia fusim gjumit”, Gjiknuri

FIER– Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla zhvilluan sot një takim me socialistët Fierit. Një ditë pasi u shfaqën ‘të pajtuar’ në Elbasan, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kryetari i grupit parlamentar kanë zgjedhur Fierin si ndalesën e radhës. Në takim morën pjesë edhe anëtarë të asamblesë së PS në Fier, kryetarë të 6 bashkive dhe 9 deputetë të qarkut.

Në fjalën e tij, Gjiknuri u shpreh i pakënaqur nga rezultatet e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, duke lënë të nnëkuptohej se nuk është bërë mjaftueshëm punë nga udhëheqësit e listës së këtij qarku, në të cilën numrin NJË e mbante Erion Braçe. Pa përmendur emër, Gjiknuri tha se gabimet e bëra duhen korrigjuar. Ai paralajmëroi edhe riorganizim të strukturave në të gjithë vendin.

“Unë si Sekretar i Përgjithshëm kam filluar një tur takimesh në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Së pari, për të prezantuar të deleguarit e rinj, por edhe për të filluar punën e reformimit organizativ të PS, me qëllim që partia të fillojë përgatitjet që tani për zgjedhjet e ardhshme. Ne nuk jemi një parti që mund të flemë gjumë e të presim zgjedhjet, por përkundrazi ne do të fillojmë të kryejmë detyrat tona, të organizohemi sa më mirë. Këtu në Qarkun e Fierit rezultati mund të kishte qenë më i mirë, ndaj ka një analizë për të bërë e për të nxjerrë konkluzione. PS do të korrigjojë ato gabime që ka bërë, me qëllim që zgjedhjet vendore të kenë një rezultat shumë të favorshëm për partinë tonë. Do të bëjmë një analizë të thellë pasi Fieri ka qenë i majtë, i rëndësishëm për PS. Fieri për ne ka rëndësi të jashtëzakonshme dhe fitorja e zgjedhjeve lokale do të jetë një tregues për zgjedhjet e radhës parlamentare. Nuk nuk jemi një parti që mund të flemë gjumë e të presim zgjedhjet. Ne duhet të fillojmë të kryejmë detyrat tona e të fokusohemi sa më mirë. Në të gjithë Shqiperinë do të ketë riorganizim të strukturave,”- tha Gjiknuri ndër të tjera.

Por me kë e ka vallë Gjiknuri?

Emri që u sakrifikua nga Fieri ishte Erion Braçe, i cili këtë mandate do të jetë vetëm një karton më tepër për Partinë Socialiste. Braçes, një nga emrat më të promovuar në Fier iu hoq posti i zëvendëskryeministrit, për t’iu kaluar Arben Ahmetajt. Një tjetër largim nga Fieri ishte edhe vetë Gramoz Ruçi, i cili lajmëroi dorëheqjen nga politika. Nuk dimë të themi nëse Gjiknuri këtë pakënaqësi e adreson ndaj Braçes apo Ruçit…

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike damian gjiknuri erion brace gjiknuri ne fier gramoz ruci damian gjiknuri erion brace gjiknuri ne fier gramoz ruci

Sondazh

Poll