Politike

4 orë flet vetëm Rama! Seancë MARATONË në Kuvend nesër, jepet votëbesimi për qeverinë e re. PD mbledh deputetët në se

15 Shtator 2021, 16:03 Nga DOSJA
4 orë flet vetëm Rama! Seancë MARATONË në Kuvend

TIRANË– Kuvendi mblidhet nesër për të zhvilluar një seancë maratonë që pritet që të nisë që në orën 10:00, për të vijuar më pas me “intervistën” maratonë. Presidenti Ilir Meta dekretoi dje të gjithë emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama për të formuar kabinetin e mandatit të tij të tretë. Tani sfida e radhës është marrja e votëbesimit nga Kuvendi…

140 deputetët e zgjedhur do të kërkojnë nesër në orën 10:00 të dijnë detaje nga çdo pikë e planit që Edi Rama ka hartuar për të qeverisur vendin në 4 vitet e ardhshme. Seanca e nesërme do të përbëhet nga tre pjesë, ku Rama do të marrë fjalën i pari për të prezantuar për më shumë se 4 orë çdo pikë të programit. Më pas, do të jepet koha që kreu i qeverisë të përballet me pyetjet. Pasi pyetjet të kenë mbaruar, në Kuvend do të ketë kohë për debat të lirë, në mënyrë që të bëhet votimi për përbërjen e këshillit të ministrave apo të programit të qeverisë.

Ndërkohë përgatitjet për nesër nuk po i bën vetëm maxhoranca, por edhe opozita, e cila ka mbledhur grupin parlamentar, ku edhe po vendoset se cili do të jetë qëndrimi për nesër. Në mesazhin që u shpërnda sot thuhet shkurt e qartë: Nesër, seancë me tepër rëndësi.

Po ashtu kreu i qeverisë Rama dhe ministrat e tij do të duhet që të marrin votëbesimin në Kuvend, për t’u betuar më pas tek Presidenti, i cili duket se është gati të pranojë betimet e të zgjedhurve pasi u sigurua që asnjë nuk është nën hetim. Partia Socialiste ka 74 mandate të fituara nga zgjedhjet e 25 prillit, kundrejt 59 që ka fituar Partia Demokratike, ndërsa pjesa e mbetur nga 140 deputetë është ndarë mes 4 përfaqësuesëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe 3 të tjerëve nga Partia Social Demokrate.

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 16 shtator 2021 votebesimi i qeverise rama edi rama seanca plenare 16 shtator 2021 votebesimi i qeverise rama

Sondazh

Poll