Aktualitet

PROGRAMI për DREJTËSINË: Në vitin 2030 Shqipëria do të jetë totalisht e shkëputur nga pandëshkueshmëria që trashëgua

15 Shtator 2021, 15:13 Nga DOSJA
PROGRAMI për DREJTËSINË: Në vitin 2030 Shqipëria do

TIRANË– Drejtësia nuk kishte si të bënte përjashtim në programin e qeverisë së Rama 3. Në program theksohet se Reforma në Drejtësi është ende një luftë për t’u fituar dhe betejat tona për suksesin e saj, për Shqipërinë e së Drejtës, do të vijojnë si garancia për të ardhmen, për Shqipërinë 2030. Ndër të tjera garantohet se reforma e re do të sjellë një system totalisht të ri të shkëputur nga padrejtësia e pandëshkueshmëria që trashëguam.

PJESË NGA PROGRAMI: SHQIPËRIA E SË DREJTËS

Reforma në Drejtësi, një reformë historike e ideuar, e hartuar dhe e mbështetur nga qeveria, është një hap kyç në ndërtimin e një Shqipërie të fortë. Një Shqipëri e cila rritet vazhdimisht ekonomikisht, e cila thellon çdo ditë e më shumë shkëputjen nga korrupsioni e paligjshmëria, ku investimi vendas e i huaj është i sigurt e në pronë të sigurt, arrihet vetëm përmes ruajtjes, përfundimit dhe konsolidimit të reformës në drejtësi.

Procesi i Vetingut vijon të japë rezultate të prekshme për pastrimin e mëtejshëm të sistemit nga gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë nëpërkëmbur ndër vite dinjitetin e drejtësisë shqiptare. 55% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të verifikuar tashmë ose janë shkarkuar nga detyra ose kanë dhënë dorëheqjen.

Reforma në Drejtësi është ende një luftë për t’u fituar dhe betejat tona për suksesin e saj, për Shqipërinë e së Drejtës, do të vijojnë si garancia për të ardhmen, për Shqipërinë 2030, me një sistem imun të drejtësisë dhe të shkëputur totalisht nga padrejtësia e pandëshkueshmëria që trashëguam.

LAJMI KRYESOR: ‘Qeverisja s’është zanat’/ Pikat një më një! ZBARDHET programi qeverisës i Partisë Socialiste për mandatin e 3-të, rritje pagash, shkon në 850 mijë lekë në administratë. Ndërtohet hekurudha në Durrës, suport me para për familjet e reja

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet programi qeverises i ps reforma ne drejtesi programi qeverises i ps reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 14:35

TIRANË– Qeveria “Rama 3” do të ketë në fokusin e saj edhe familjen. Në programin e publikuar sot, shkruhet se për çiftet e reja është parashikuar nj...