Aktualitet

Arrestohet një person në Korçë, tentoi të abuzonte me një 19-vjeçare, e reja i shpëtoi nga duart dhe e denoncoi

15 Shtator 2021, 14:22 Nga DOSJA
Arrestohet një person në Korçë, tentoi të abuzonte me

KORÇË– Një person është vënë në pranga nga uniformat e policisë së Korçës pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një 19-vjeçare.

Denoncimi është bërë nga vetë e reja, e cila fatmirësisht ka shpëtuar nga duart e të riut dhe ka shkuar në polici që të bëjë kallëzimin. Tentativa e abuzimit seksual ka ndodhur në fshatin Starje të Kolonjës.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., banues në Ersekë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person ne korce tentative perdhunimi arrestohet nje person ne korce tentative perdhunimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 13:09

BE njeh çertifikatën e vaksinimit të Shqipërisë

TIRANË– Ditën e sotme futet në fuqi vendimi që e lidh Shqipërinë me sistemin europian dhe certifikatat e Covidit që ai do të lëshojë, duke u pranuar në BE ...