Aktualitet

KONTRADIKTA e deklaratave të rektorit të UT! Pasi tha se vaksinimi nuk duhej të ishte i detyrueshëm, përballë gazetarëve:

15 Shtator 2021, 13:36 Nga DOSJA
KONTRADIKTA e deklaratave të rektorit të UT! Pasi tha se vaksinimi nuk

TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha u shpreh për gazetarët se studentët duhet të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë familjarët dhe miqtë e tyre. Kjo deklaratë para gazetarëve bie ndesh me atë që tha brenda ambienteve ku u zhvillua ceremoni përkujtimore ndaj studentes 22-vjeçare Euxhena Jorgji e cila ndërroi jetë për shkak të Covid-19 dhe dy pedagogeve të Fakultetit të Ekonomisë, Vjollca Karapici dhe Irena Bogdani. Në ambientet e brendshme, Hoxha tha se vaksinimi nuk duhej të ishte i detyrueshëm. (LEXO KËTU)


HOXHA: Përballja me këtë virus të padukshëm është shumë e vështirë. Mesazhi im është vaksinimi sa më i shpejtë i sa më shumë njerëzve për mbrojtjen nga virusi. Po punohet edhe me mekanizma tjerë por ne do ecim me atë që sot është efektive. Ajo cfarë unë them është që studentët dhe pedagogët duhet t’i nënshtrohen vaksinimit. Të jenë të vetëdijshëm se vaksinimi shpëton jetë. Përsa i përket vaksinimit të detyrueshëm unë nuk thashë gjë por eksperienca e disa vende të tjera ka treguar se është vënë mekanizmi që në ambiente të caktuara kanë vënësi rregull që të mos bëhet pothuajse asgjë nëse nuk janë të vaksinuar. Ka një raport midis interesit publik dhe individual, dhe në vende më të zhvilluara janë bërë këto llogari.

Kanë arsye pse Franca dhe Greqia i ka bërë vaksinat e detyrueshme. Jam munduar të marr numrin e të vaksinuarve në universitet, por nuk e kemi këtë informacion të saktë. Kam të dhëna Jemi rreth 1200, nga këta 900 e ca janë vaksinuar. Shumica me të dyja dozat. Ndërsa vetëm 160 prej tyre nuk janë vaksinuar akoma. Ajo që kam konstatuar pas kthimit nga pushimetështë që ka fluks të vaksinimit.

Kjo është kompetencë e ministrit të arsimit, besoj se mesi i muajit tetor do jetë fillimi i vitit akademik. Diskutimi është nëse do bëhet online apo në auditore ose një kombinim i të dyjave.

PYETJA: Cfarë do ndodhë me studentët që nuk vaksinohen?

HOXHA: Nuk duhet të ecim mbi supozime, mos të flasim me sikur, do flasim për atë që ndodh lidhur me vendimmarrjen e Komuniteti Teknik. Pa e ditur se kush është pozicionimi unë nuk mund të bëj deklarata që mund të krijojnë konfuzone. Unë nuk mund të flas për kryeministrin Rama, presim vendimmarrjen për mënyrën sesi do zhvillohet ky vit akademik. Ne jemi institucione publike nuk varemi nga qeveria. Do konsultohemi me senatet akademike. Unë u bëj thirrje studentëve tanë, atyre pak pedagogëve nga personali i Tiranës që mos të humbasin kohë me vaksinimin.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 13:09

BE njeh çertifikatën e vaksinimit të Shqipërisë

TIRANË– Ditën e sotme futet në fuqi vendimi që e lidh Shqipërinë me sistemin europian dhe certifikatat e Covidit që ai do të lëshojë, duke u pranuar në BE ...