Aktualitet

Parku fotovoltaik i Karavastasë, harrohet “premtimi” i Spitallës? Cilat janë “objektivat” e Ramës për ENERGJINË, p

15 Shtator 2021, 15:10 Nga DOSJA
Parku fotovoltaik i Karavastasë, harrohet “premtimi” i

TIRANË– Shpalosen premtimet e qeverisë Rama 3 për 4 vitet e ardhshme, ku synimi është që Bursa e Energjisë të bëhet operacionale në shkurt të vitit 2022. Brenda marsit të vitit 2022 do të nënshkruhet kontrata për projektimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, ndërsa po ashtu në mars nis puna për ndërtimin e parkut Fotovoltaik të Karavastasë. Por ndryshe nga Karavastaja, asnjë fjalë nuk është dhënë për atë të Spitallës, ankandi për të cilin u mbyll që në mars. A do të ndërtohet këtë mandat?

ENERGJIA

Brenda marsit të vitit 2022 nënshkruajmë kontratën për projektimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, HEC-i më i madh në vend. Brenda qershorit 2022 nënshkruajmë kontratën për fillimin e punimeve për TEC Vlorë, projekt i cili përfshin konvertimin e TEC Vlorë me LNG (gaz të lëngshëm natyror), tek ndërtimi i një terminali rigazifikimi, e deri tek shpërndarja në shkallë të vogël e LNG, duke shndërruar Vlorën në një HUB rajonal. Nisim punimet për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë prej 140 MË, më i madhi në Ballkan, në pranverën e vitit të ardhshëm (Mars 22). Bursa Shqiptare e Energjisë do të bëhet krejtësisht operacionale në Shkurt të vitit 2022.

LAJMI KRYESOR: ‘Qeverisja s’është zanat’/ Pikat një më një! ZBARDHET programi qeverisës i Partisë Socialiste për mandatin e 3-të, rritje pagash, shkon në 850 mijë lekë në administratë. Ndërtohet hekurudha në Durrës, suport me para për familjet e reja

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama programi qeverises i ps edi rama programi qeverises i ps

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 14:35

TIRANË– Qeveria “Rama 3” do të ketë në fokusin e saj edhe familjen. Në programin e publikuar sot, shkruhet se për çiftet e reja është parashikuar nj...