Aktualitet

15 Shtator 2021, 14:35 Nga DOSJA

TIRANË– Qeveria “Rama 3” do të ketë në fokusin e saj edhe familjen. Në programin e publikuar sot, shkruhet se për çiftet e reja është parashikuar një mbështetje prej 1 milionë lekëshe në pagesën fillestare si dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë. Në program thuhet se për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, do të ndërtohen 2000 mijë banesa sociale në vit, duke nisur nga viti 2022.

Për prindërit që nuk bëjnë dot fëmijë nga viti 2022 do tu ofrohet falas paketa e fertilitetit. Ndërsa për familjet me të ardhura deri në 100 mijë lekë në muaj , qeveria do të ofrojë 10 mijë lekë për çdo familje që të heqin shpenzimet e çerdhes ose kopshtit çdo muaj.

Programi për shtresat në nevojë dhe familjen:

-Familjeve të reja do t’u ofrojmë 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.

– Programi i banesave sociale – në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike, do të ndërtohen rreth 2000 mijë banesa në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria. Programi nis brenda vitit 2022 me një fond 100 milionë euro të Bankës Europiane të Investimeve.

– Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetet rom e egjiptian si përfitues prioritarë të programit social për strehimin.

-Prindërve që nuk bëjnë dot fëmijë, nga viti 2022 do tu ofrohet falas paketa e fertilitetit.

-Për familjet me të ardhura deri në 100 mijë lekë në muaj , qeveria do të ofrojë 10 mijë lekë për çdo familje që të heqin shpenzimet e çerdhes ose kopshtit çdo muaj.

-Do të krijohen dy programe të dedikuara për kujdesin e syve dhe atë oral. Kjo paketë do të jetë falas dhe do të shërbejë për fëmijët nga 6-15 vjeç.

-Brenda qershorit 2022 do të fillojë puna për ndërtimin e Qendrës Kombëtare për Fëmijë. Kjo qendër me sipërfaqe rreth 4500 m2, pranë liqenit artificial të Tiranës, do të jetë një pol kulturor multifunksional, dedikuar fëmijëve si pjesë e Tirana Park Extention.

LAJMI KRYESOR: ‘Qeverisja s’është zanat’/ Pikat një më një! ZBARDHET programi qeverisës i Partisë Socialiste për mandatin e 3-të, rritje pagash, shkon në 850 mijë lekë në administratë. Ndërtohet hekurudha në Durrës, suport me para për familjet e reja

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet programi qeverises i ps programi qeverises i ps

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 13:09

BE njeh çertifikatën e vaksinimit të Shqipërisë

TIRANË– Ditën e sotme futet në fuqi vendimi që e lidh Shqipërinë me sistemin europian dhe certifikatat e Covidit që ai do të lëshojë, duke u pranuar në BE ...