Bota

Aleanca SHBA- Europë zyrtarisht e përçarë

18 Shkurt 2019, 14:34 Nga DOSJA
Aleanca SHBA- Europë zyrtarisht e përçarë

Një javë më parë u zhvillua konferenca e 55 e sigurisë në Mynih. Që nga krijimi i saj dhe deri më sot ajo ka qënë një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm për Europën por dhe për SHBA-në. Konferenca në vetvete përfaqson aleancën transatlantike por gjthashtu  debatohet dhe diskutohet  për problemet gjeopolitike dhe sigurinë botërore.

Në ditët e fundit në konferencën prestigjioze të sigurisë në Mynih, ndarja midis Evropës dhe administratës së Trump u bë e hapur, e zemëruar dhe konkrete, thanë diplomatët dhe analistët.

Kjo u vu re  dhe në komunikimin që pati kancelarja gjemane Angela Merkel dhe zëvendës presidenti amerikan Mike Pece gjatë konferencës, ku nuk munguan as kërcënimet apo  pakënaqësit e shprehura hapur.

Udhëheqësit evropianë prej kohësh ishin  alarmuar se fjalët e Presidentit Trump dhe mesazhet e Twitter-it mund të prishin një aleancë transatlantike. Një zyrtar i lartë gjerman, i cili kërkoi të mos identifikohej për shkak se nuk ishte i autorizuar të fliste për çështje të tilla,shtoi: “Askush nuk beson më se Trump interesohet për pikëpamjet apo interesat e aleatëve.”

Përveç kësaj përçarja e aleancës e cila ka më shumë se shtatë dekada mund të jetë një rast  i mirë për t’u shfrytëzuar nga Kina ose Rusia.

 

s.a/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kancelarja gjemane angela merkel konferenca e 55 e sigurisë përçarja shba-evropë kancelarja gjemane angela merkel konferenca e 55 e sigurisë përçarja shba-evropë

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2019, 10:10

Momenti i guximshëm i Merkelit në Mynih

Kush i mbledh copëzat e rendit botëror të thyer? Kësaj pyetjeje vendimtare Angela Merkel i dha përgjigje në Konferencën e Sigurisë që përfundoi në Mynih. Por aj...