Aktualitet

BE njeh çertifikatën e vaksinimit të Shqipërisë

15 Shtator 2021, 13:09 Nga DOSJA
BE njeh çertifikatën e vaksinimit të Shqipërisë

TIRANË– Ditën e sotme futet në fuqi vendimi që e lidh Shqipërinë me sistemin europian dhe certifikatat e Covidit që ai do të lëshojë, duke u pranuar në BE me të njëjtat kushte si pasaportat dixhitale të bllokut.

Shtatë vendime të reja u morën lidhur me certifikatat e Covid të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja. Këto shtete e territore, thuhej në njoftimin e bllokut, kanë pranuar në të njëjtën kohë të certifikatën dixhitale të BE-së për udhëtim drejt tyre nga vendet e unionit. Shtetet kanë rënë dakord të pranojnë certifikatën dixhitale të BE ndaj Covid për të udhëtuar nga BE drejt shteteve të tyre.

“Gjatë verës, ne kemi parë që qytetarët janë të aftë për të udhëtuar të sigurtë falë certifikatës dixhitale europiane ndaj Covid. Është një situatë fitoreje: qytetarët mund të shijojnë të drjetën e lëvizjes së lirë dhe bizneset si dhe sektori i trasnportit mund të fillojë të lulëzojë sërish pas humbjeve të muajve të kaluar. Unë mirëpres më shumë shtete jashtë BE që po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm.”- tha Komisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pasaporta digjitale pasaporta digjitale

Sondazh

Poll