Aktualitet

60 mld lekë për rindërtimin! Programi i Qeverisë: Në fund të pranverës 2022 do jenë finalizuar 12 mijë apartamente, 450

15 Shtator 2021, 13:12 Nga DOSJA
60 mld lekë për rindërtimin! Programi i Qeverisë: Në

TIRANË– Qeveria Rama 3 ka vendosur që në fund të pranverës së vitit 2022 të përfundojë të gjithë programin e rindërtimit. Sipas programit që pritet të prezantohet nesër në Kuvend, 60 miliardë lekë janë ndarë nga buxheti i shtetit në funksion të Programit të Rindërtimit për tre vite. Dhe në fund të pranverës së vitit 2022 pritet që të jenë mbaruar 4 mijë e 500 banesa individuale, 12 mijë apartamente si dhe 160 çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve.

Pjesë nga programi: Vendosim mbi 60 miliardë lekë nga buxheti i shtetit në funksion të Programit të Rindërtimit për tre vite. 100% e granteve të premtuara në Konferencën e Donatorëve, 300 milionë euro, janë akive në mbi 30 projekte konkrete në strehim, arsim dhe infrastrukturë publike. Në fund të pranverës së vitit 2022 sipas programit do jenë finalizuar:

4500 banesa të reja individuale do të përfundojnë, duke strehuar të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre.

13 mijë familjet që po trajtohen aktualisht me bonus qiraje do të vijojnë të marrin bonusin dhe përfitimet e tjera deri në ditën që do t’u dorëzohen çelësat e shtëpisë së re në dorë. 

12 mijë apartamente në lagjet e reja do të jenë ndërtuar duke strehuar t,ë gjithë familjet që humbën apartamentet e tyre. 

28 kantiere të reja të infrastrukturës publike do të kenë përfunduar deri në pranverën e vitit 2022. 

Shkollat e reja po ngrihen shumë më të forta, shumë më moderne dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kohës.

Brenda pranverës 2022 përfundon rehabilitimi dhe ndërtimi i mbi 160 çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve.

LAJMI KRYESOR: ‘Qeverisja s’është zanat’/ Pikat një më një! ZBARDHET programi qeverisës i Partisë Socialiste për mandatin e 3-të, rritje pagash, shkon në 850 mijë lekë në administratë. Ndërtohet hekurudha në Durrës, suport me para për familjet e reja

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet programi qeverises i ps programi qeverises i ps

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 13:09

BE njeh çertifikatën e vaksinimit të Shqipërisë

TIRANË– Ditën e sotme futet në fuqi vendimi që e lidh Shqipërinë me sistemin europian dhe certifikatat e Covidit që ai do të lëshojë, duke u pranuar në BE ...