Sport

Trajneri i Sherif bën renditjen e grupit: “Reali favorit, Interi përpara Shakhtarit”

15 Shtator 2021, 10:41 Nga DOSJA

MOLDAVI – Yuryi Vernydub, trajneri i skuadrës moldave, Sherif Tiraspol, i pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp, ka bërë edhe parashikimet e tij për renditjen e skuadrave në grupin “D” të Champions League, ku bën pjesë edhe ekipi i tij.

“Eshtë e qartë se numri një favorit është Real Madridi. Pastaj është Interi, megjithë respektin që kam për Shakhtar Donetsk,”- tha ai në prag të ndeshjes kundër skuadrës ukrainase të De Zerbit.

“Ne jemi të katërtit e grupit, të paktën tani për tani. Ne do të luajmë gjashtë ndeshje; nëse duam të zgjasim rrugën tonë duhet të bëjmë të kuptojnë se nuk jemi këtu rastësisht, duhet të tregojmë se meritojmë të luajmë në grup.”

Ndeshja Sheriff Tiraspol-Shaktar Donetsk do të luhet sot, në orën 18:45, ndërsa takimi tjetër i këtij grupi Intar-Real Madrid do të startojë në orën 21:00.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport pastaj është interi real madridi shakhtar donetsk sherif tiraspol yuryi vernydub pastaj është interi real madridi shakhtar donetsk sherif tiraspol yuryi vernydub

Sondazh

Poll