Sport

35 trofe të Championsit zbresin ditën e sotme/ Inter dhe Milan gati për t’u përballur me gjigandët, vjen momenti i Messit

15 Shtator 2021, 07:40 Nga DOSJA
35 trofe të Championsit zbresin ditën e sotme/ Inter dhe Milan gati

EUROPË– 35 trofe të Champions League do të zbresin sonte.Real (13), Milani (7), Liverpuli (6), Ajaks (4), Interi (3), Porto (2). Pas Juve dhe Atalantës, tani italianët varen nga dy skuadrat e Milanos.  San Siro dhe Anfield, dy tempuj të futbollit për dy sfida që kanë bërë historinë e Kupës së Kampionëve / Champions League. Interi, para 37,000 tifozëve pret Real Madridin, ndërsa Milan udhëton për herë të parë në shtëpinë e Liverpoolit. Kthimi pas shtatë vitesh në futbollin e madh evropian, kuqezinjtë janë gati për të shkruar faqen e parë të një historie të re.

Për zikaltërit sfida ndaj Realit mbetet një tabu e vogël, midis të dyja ekipeve janë luajtur 17 ndeshje në total, me madrilenët që kryesojnë me 8 fitore kundrejt 7 të Interit, ndërsa dy përballje kanë përfunduar në barazim. Nuk duhet shkuar shumë larg për të gjetur rezultatet e fundit sepse dy skuadrat kanë qenë në të njëjtin grup edhe vitin e kaluar, kur të dyja ndeshjet përfunduan në favor të Realit (0-2 në San Siro dhe 3-2 në Bernabeu).

SHERIFF TIRASPOL- SHAKHTAR DONETSK 18:45

BESIKTAS- BORUSSIA DORTMUND 18:45

CLUBBE BRUGGE-PSG 21:00

MAN.CITY-LEIPZIG 21:00

ATL.MADRID-PORTO 21:00

LIVERPOOL-MILAN 21:00

SPORTING-AJAX 21:00

INTER-REAL MADRID 21:00

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league inter messi milan real madrid champions league inter messi milan real madrid

Sondazh

Poll