Sport

Atalanta, në duar të sigurta: Musso shkëlqen kundër Villarreal…

15 Shtator 2021, 09:03 Nga DOSJA
Atalanta, në duar të sigurta: Musso shkëlqen kundër

ITALI – Aventura e tretë radhazi e Atalantës në Champions League fillon me barazimin 2-2. Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini rrëmbeu një pikë të rëndësishme në fushën e Villarrealit, duke lëvizur renditjen e grupit, veçanërisht pas “KO” të Manchester United kundër Young Boys. Tani çdo pikë rrezikon të bëhet jetike.

Tekniku bergamask mund të jetë i kënaqur, pasi mori përgjigje më shumë se pozitive nga fusha e ‘La Ceramica’, pas trazirave në kampionat, ku u dallua Juan Musso, gardianin e ri të Atalantës, i cili mbërriti në verë nga Udinese, për të plotësuar trashëgiminë e Gollinit, i cili zbarkoi në Tottenham.

Argjentinasi ishte protagonisti i një testi të mrekullueshëm, me një seri ndërhyrjesh vendimtare, që lejuan skuadrës bergamaske, të mos largohej nga Spanja me duar bosh. Në 34’, 37’ dhe veçanërisht në të 93-tën minutë, ai bllokoi nga afër Gerard Morenon, duke shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

“Musso është portieri më i mirë në ligën italiane,”- deklaroi Paolo Condò pas ndeshjes në ‘Sky’. “Në ndërhyrjen finalen, pas goditjes me kokë të Gerard Moreno, ai pati një reagim të çmendur, ai gjithmonë ishte në ekuilibër. Kur luan me një portier të mire, ai të jep paqe mendore, një siguri, e cila gjithashtu të lejon të sulmosh në një mënyrë tjetër,”– ishin fjalët e Fabio Capello, gjithashtu i pranishëm në studion e ”Sky”.

Dhe të mendosh se kjo ishte vetëm ndeshja e tij e parë në Champions League, skuadra e “Dea” tani mund të flejë e qetë…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atalantës champions league fabio capello gian piero gasperini manchester united paolo condò villarrealit young boys atalantës champions league fabio capello gian piero gasperini manchester united paolo condò villarrealit young boys

Sondazh

Poll