Sport

Akuza e Pique: “Ekipi ynë, një skuadër fëmijësh përballë Bayernit”

15 Shtator 2021, 10:05 Nga DOSJA
Akuza e Pique: “Ekipi ynë, një skuadër fëmijësh

SPANJE – Gerard Pique ka kundërshtuar merkaton verore të Barcelonës, pas humbjes 3-0 ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje.

Gjigantët e La Liga kanë pësuar një situatë kaotike në verë, duke humbur yllin Lionel Messi, i cili u transferua tek PSG, ndërsa duhet të zgjidhin vështirësitë e tyre financiare në mënyrë që të regjistrojnë lojtarët për sezonin e ri.

Dhe në ndeshjen e tyre të parë europiane të edicionit të ri, skuadra e Ronald Koeman u mund nga Bayern Munich dhe Robert Lewandowski, i cili shënoi një nga tre golat për skuadrën e tij.

Gerrard Pique me shiritin e kapitenit, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen skuadrës dhe theksoi mungesën e opsioneve me përvojë nga stoli, si një shqetësim serioz në të ardhmen.

Sipas gazetarit të ESPN, Pique ka deklaruar se humbja me Bayernin mbërmjen e djeshme erdhi pikërisht për këtë arsye.

“Ne luajtëm mirë në pjesën e parë, ndërkohë që Bayern gjeti golin e avantazhit falë një devijim,- tha mbrojtësi katalan. – Në fund, nuk e di sa fëmijë kishim. Kjo është e vërteta, ne këta jemi tani.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll