Sport

De Laurentis gati një propozim për Superligën Europiane…

15 Shtator 2021, 09:48 Nga DOSJA
De Laurentis gati një propozim për Superligën Europiane…

ITALI – Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka bërë një propozim të çuditshëm sa i përket një kampionati europian për klube, i cili do të jetë në gjendje të gjenerojë 10 miliardë euro të ardhura. Një Superligë në bazë të meritave. “Ky sistem nuk po funksionon më,” – ka shpjeguar presidenti i Napolit në një intervistë për britaniken “Daily Mail”.

“Championsi dhe Europa League nuk po gjenerojnë më të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar pjesëmarrjen. Për të qenë kompetitivë duhet të kesh shumë lojtarë të nivelit të lartë. Kjo do të thotë që të shpenzosh më tepër, por përfitimet nga pjesëmarja në Europë nuk janë të mjaftueshme,”- vazhdoi ai.

“Klubet kanë nevojë që të flasin mes tyre për të gjetur gjuhën për krijimin e një kampionati më modern, që të jetë i kënaqshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Kam një projekt të gatshëm që sjell përfitime deri në 10 miliardë euro për futbollin europian. Por për të duhet vullnet të plotë dhe pavarësi,”– e ka mbyllur Di Laurentis.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll