Sport

Leo Messi, mëse një muaj ‘francez’… Çfarë ndodh në dhomat e Paris SG-së?

15 Shtator 2021, 09:47 Nga DOSJA

FRANCE – Deri më tani, vetëm 25 minuta kundër Reims, në fund të gushtit, është gjithçka që kemi parë nga Lionel Messi me një fanellë të Paris Saint-Germain. Ai mbërriti në Paris më 10 gusht, pas largimit të tij mahnitës nga Barcelona me shumë bujë dhe është vendosur në jetën e tij të re franceze.

Messi, i cili e ka kaluar gjithë karrierën e tij te Barcelona, deri në largimin e tij tronditës këtë verë, nuk ka qenë kurrë më parë në qendër të një sage transferimi, kështu që nuk e ka ndjerë më parë adhurimin që vjen nga Bashkimi me një klub të ri, ku nënshkruan si yll.

Pritja mahnitëse që ai ka marrë në Paris e ka befasuar, por edhe kënaqur Messin, i cili aktualisht po qëndron në hotelin “Royal Monceau”, ndërsa ai dhe familja e tij të gjejnë një vend të përhershëm për të qëndruar.

Pasi lanë vilën e tyre të qetë Castelldefels, familja e Messit aktualisht po kërkon shtëpi dhe po shikon kryesisht në periferitë e pasura perëndimore të Parisit, të tilla si Vaucresson, Bougival dhe Neuilly-sur-Seine, ku banojnë edhe kolegët e klubit, argjentinasit Leandro Paredes dhe Angel Di Maria.

Te Paris SG, Messi është ribashkuar me disa miq, gjë që e ka ndihmuar atë të integrohet shpejt në atmosferën e dhomës së zhveshjes. Prania e disa yjeve të tjerë të Amerikës së Jugut, do të thotë se gjuha mbizotëruese është spanjishtja, një tjetër bonus për Messin.

Di Maria dhe Paredes kanë punuar shumë, veçanërisht për ta bërë Messin të ndihet i mirëpritur. Disa javë pas mbërritjes së tij, Messit iu dhurua nga Paredes, një pikturë nga artisti francez Kamal Hill, që përshkruante festimet e Argjentinës, pasi fitoi Kupën e Amerikës verën e kaluar.

Së bashku me dyshen argjentinase, Messi është mirëpritur edhe nga shoku i ngushtë Neymar, ish-bashkëlojtari i Barcelonës, Rafinha dhe një shok tjetër si Marco Verratti, me të cilët ishte me pushime në Ibiza, para se bisedimet e tij me Barcelonën të dështonin.

Ndoshta më çuditërisht, Messi ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë edhe me Sergio Ramos, me të cilin ishin armiq në ndeshjet Barcelona-Real Madrid. Disa kishin parashikuar tension mes dyshes, megjithatë fotografitë e të dyve në diskutim menjëherë pas nënshkrimit të Messit nuk ishin të falsifikuara.

Që kur foli me Mauricio Pochettino për herë të pare, disa ditë para se të konfirmohej transferimi i tij, Messi ka pasur disa diskutime me trajnerin e PSG dhe ndihmësin e tij, Jesus Perez. Roli i saktë i tij te PSG ka qenë tema kryesore e diskutimeve, megjithëse Pochettino është i njohur për dëshirën e tij për marrëdhënie të ngushta me lojtarët e tij.

Ai ende u lejua të udhëtonte në Amerikën e Jugut për kualifikueset e Argjentinës në Kupën e Botës në fillim të muajit, ku PSG pati një frikë, pasi Messi u godit në një goditje të keqe gjatë fitores ndaj Venezuelës. Gjithsesi, ai doli i padëmtuar nga kjo “aventurë”, gjë që e ka kënaqur PSG.

Lionel Messi është i etur për të luajtur sot kundër Club Brugge në Champions League në radhët e një PSG të dëshpëruar për të marrë trofeun europian…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona hotelin “royal monceau” leandro paredes dhe angel di maria lionel messi mauricio pochettino paris saint germain sergio ramos barcelona hotelin “royal monceau” leandro paredes dhe angel di maria lionel messi mauricio pochettino paris saint germain sergio ramos

Sondazh

Poll