Bota

‘Valvisni nga një flamur kudo që jeni’, Vuçiç ‘kërkon të ‘mobilizojë’ të gjithë serbët n

15 Shtator 2021, 10:22 Nga DOSJA
‘Valvisni nga një flamur kudo që jeni’,

SERBI- Presidenti serb njëkohësisht dhe kreu i forcave të armatosura, Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë sot në një ceremoni me rastin e ditës së unitetit, lirisë dhe flamurit kombëtar.

Vuçiç në fjalën e tij i ka kërkuar çdo qytetari serb që pikërisht sot të gjithë të valvisin flamurin serb në shtëpitë dhe ballkonet e tyre.

Thirrja e tij nuk i drejtohet vetëm shtetasve serb brenda kufijve por edhe komunitetit në Bosnje, atij të republikës Serbska si dhe serbëve nga të gjithë vendet e tjera duke përmendur dhe Kroacinë  që luftoi me pakicën e saj serbe në vitet 1991-1995.

Ndërkohë, deputeti Milorad Pupovac, udhëheqës i Partisë së Pavarur Demokratike Serbe dhe Këshillit Kombëtar Serb (SNV) që përfaqëson pakicën serbe më Kroaci, u distancua nga thirrja e Vuçiç e tha se pavarësisht pritshmërive, do të bënte gjithçka në mënyrë që 15 shtatori të mos prishë marrëdhëniet etnike në Kroaci ose marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Serbisë.

Vuçiç mori pjesë në një ceremoni që u mbajt nga Ministria e Brendshme serbe ku u shpalosësh mjete ushtarake dhe armë të ushtrisë serbe. Vuçiç sot do të takojë në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dita e flamurit ne serbi aleksander vucic dita e flamurit ne serbi

Sondazh

Poll