Bota

Albin Kurti përfundon në gjyq! E kërcënoi me jetë, kryeministri shkon e dëshmon ndaj Haxhi Hotit, FOTOJA brenda sallës

15 Shtator 2021, 09:33 Nga DOSJA
Albin Kurti përfundon në gjyq! E kërcënoi me jetë,

PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur sot në ambientet e Gjykatës për të dëshmuar lidhur me kërcënimin e tij me jetë nga Haxhi Hoti. Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, dy vite më parë, i dedikoi kryeministrit Kurti një postim në rrjetet e tij sociale.

Në dhjetor të vitit 2019, Hoti kishte shkruar “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovën, ose do të vritet”, fjali për të cilin u arrestua nën akuzën e kërcënimit me jetë. Sot, Kurti është thirrur nga Gjykata për të dëshmuar lidhur me rastin, e i është përgjigjur pyetjeve të prokurores dhe avokatëve.

Ish-kandidati për deputet i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti ishte arrestuar më 28 dhjetor 2019 nga Policia e Kosovës. Pasi u kallëzua penalisht nga Lëvizja Vetëvendosje, Hoti bëri një postim të dytë ku tha se nuk kishte kërcënuar askënd, por kishte pasur një gabim teknik.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti ne gjyq haxhi hoti albin kurti albin kurti ne gjyq haxhi hoti

Sondazh

Poll