Bota

‘Mitrolozin e gjetëm në rrugë…’/ Lihen në burg tre vrasësit me pagesë! Zbardhen dëshmitë në Gjykatën e Durrësit

1 Shtator 2021, 14:43 Nga DOSJA
‘Mitrolozin e gjetëm në rrugë…’/ Lihen në

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e arrestuar pak ditë më parë, të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë. Aldi Mustafa, 35 vjeç, Uran Zyka, 40 vjeç dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç, të gjithë banues në Durrës kanë dalë sot para togave të zeza. 

Të tre të arrestuarit pretenduan se mitralozin e kishin gjetur në rrugë dhe po shkonin që ta dorëzonin në Polici, ndërsa për armët e tjera që iu gjetën në mjet, i mori përsipër Zyka. 

“Armët ishin të mijat. Ata nuk dinin gjë për armët,”- është shprehur ai në gjykatë. Kujtojmë që tre të dyshuarit po qarkullonin në lagjen nr.15, Durrës. Drejtues i mjetit tip “BMW”, me të cilin po lëviznin të tre ishte Aldi Mustafa. Ky i fundit kishte dy javë që ishte liruar nga burgu në Gjermani ku vuante dënimin për “kanosje” dhe “shitje droge”.

Policia gjeti në mjetin e tyre dhe sekuestroi 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, vlera monetare dhe sende të tjera.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aldi mustafa durres gjykata e durresit tahir gjinika uran zyka aldi mustafa durres gjykata e durresit tahir gjinika uran zyka

Sondazh

Poll