Bota

73 vjetori i themelimit të Koresë së Veriut, Mbretëresha Elizabet i dërgon mesazh urimi popullit korean 

15 Shtator 2021, 09:03 Nga DOSJA
73 vjetori i themelimit të Koresë së Veriut, Mbretëresha

BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elizabet i dërgoi popullit të Koresë së Veriut një mesazh urimi në ditën e tyre kombëtare.

Një zëdhënës i Pallatit të Buckingham, tha për mediat se letra u dërgua nga FCDO, një department i krijuar për mbrojtjen dhe promovimin e Britanisë kudo në botë.
Zëdhënësi shtoi se kjo është një praktikë standarde për ‘ditët kombëtare’ në të gjithë botën.

“Madhëria e saj vepron sipas këshillave te FCDO për cdo marrdhënie me krerët e shteteve të tjera.” tha ai.

Mediat koreane e publikuan mesazhin të hënën, duke raportuar se “Presidenti Kim Jong Un, mori mesazh urimi nga mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabet II”. Sipas tyre, ne mesazhin e mbretëreshës shkruhej “Teksa njerëzit e Republikës Popullore Demokratike të Koresë festojnë Ditën Kombëtare, iu dërgoj urimet më të mira për të ardhmen.”

Koreja e Veriut festoi ditën kombëtare të 73 vjetorit të themelimit, në 9 shtator. Një paradë e ushtrisë u mbajt ne Pyongyang. Kim jong Un u shfaq në një platformë në sheshin Kim II Sung dhe përshëndeti turmën, por nuk dihet të ketë mbajtur fjalim.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota elizabet leter kim jong un elizabet leter kim jong un

Sondazh

Poll