Bota

Deklarata e fortë e prokurorit të Hagës: Të gjitha viktimat e Mustafës ishin shqiptarë që konsideroheshin pengesë për U

15 Shtator 2021, 09:47 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e prokurorit të Hagës: Të gjitha viktimat

HAGË- Është duke u zhivlluar seanca e parë ndaj ish-anëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa në gjykatën speciale ku prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith, ka bërë të ditur se në gjykimin ndaj tij do të thirren për të dëshmuar familjarë të viktimave.

Smith ka thënë se të gjitha viktimat e komandant “Calit”, siç njihet Mustafa ishin shqiptarë të Kosovës.

“Viktimat e z.Mustafa ishin të gjithë shqiptar të Kosovës. Këta njerëz nuk ishin armiq të Kosovës nuk ishin spiunë, krimi i tyre i vetëm ishte sepse konsideroheshin si pengesë e UÇK-së. E vërteta siç do të dalë, është se disa udhëheqës të UÇK përfshirë këtu edhe z.Mustafa e përdorën autoritetin e tyre për të brutalizuar ndaj personave që këta mendonin se ishin kundër UÇK-së”, u shpreh Prokurori Smith.

Prokurori theksoi se Gjykata Speciale nuk ngre akuza ndaj UÇK-së dhe luftës për liri e pavarësi siç është pretenduar.

ZPS nuk ngreh akuza ndaj UÇK-së apo luftës për lirinë. Është thënë se këto gjyqe po bëhen kundër Kosovës dhe popullit të saj, dhe kjo nuk është aspak e vërtetë”, u shpreh Smith.

Ai shpjegoi se akuzat kanë të bëjnë me individë të cilët janë të identifikuar për keqtrajtim dhe torurim.

Lajmi kryesor/ Nis gjyqi i parë ndaj ish-anëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa deklarohet i pafajashëm dhe e quan gjykatën e Hagës zyrë të Gestapos

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora jack smith salih mustafa del para gjykates speciale jack smith salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll