Bota

Përfundon gjyqi i parë ndaj UÇK-së, Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm dhe largohet nga salla, prokurori: Të gjitha vikt

15 Shtator 2021, 09:29 Nga DOSJA
Përfundon gjyqi i parë ndaj UÇK-së, Salih Mustafa

HAGË–Ka përfunduar sot gjyqi i parë në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ish-anëtarëve të UÇK-së, ku Salih Mustafa ishte në bankën e të akuzuarve.

Mustafa para gjykatëses deklaroi se është i pafajshëm teksa Gjykatën Speciale e quajti si zyrë e Gestapos.

Po, për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyre e Gestapos nuk jam dakord”, duke bërë referencë për shërbimin sekret policor në kohën e Gjermanisë naziste. Ndërkohë që pas pushimit Mustafa nuk u kthye më në sallë duke deklaruar se nuk mund të vijonte të qëndronte më.

Ndërkohë, prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith, ka bërë të ditur se në gjykimin ndaj tij do të thirren për të dëshmuar familjarë të viktimave. Smith ka thënë se të gjitha viktimat e komandant “Calit”, siç njihet Mustafa ishin shqiptarë të Kosovës.

Viktimat e z.Mustafa ishin të gjithë shqiptar të Kosovës. Këta njerëz nuk ishin armiq të Kosovës nuk ishin spiunë, krimi i tyre i vetëm ishte sepse konsideroheshin si pengesë e UÇK-së. E vërteta siç do të dalë, është se disa udhëheqës të UÇK përfshirë këtu edhe z.Mustafa e përdorën autoritetin e tyre për të brutalizuar ndaj personave që këta mendonin se ishin kundër UÇK-së”, u shpreh Smith.

Gjatë seancës së parë gjyqësore ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa ka folur dhe përfaqësuesja e viktimave. Ajo shprehu “shqetësimin” e saj se pse në sheshet e Kosovës ka statuja të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk ka asnjë për kujtimin e viktimave të civilëve shqiptarë, të cilët sipas saj, janë vrarë nga ish-luftëtarët e UÇK-së.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës.

Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gjykata speciale e hagës jack smith kosova ne hage salih mustafa del para gjykates speciale gjykata speciale e hagës jack smith kosova ne hage salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll