Kultivuan 200 rrënjë kanabis në fshatin Vrinë/ 4 të arrestuar, një në kërkim, mes tyre organizatori e financuesi, i njoh
15 Shtator 2021, 08:37Nga DOSJA
SARANDË– 4 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit gjatë operacionit “Five”, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin mbjellë 200 rrënjë kanabis në territorin e fshatit Vrinë. Pas informacioneve të marra, Policia zhvilloi një aksion në zonë, duke arrestuar: Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), 62 vjeç; Gramoz Breshanaj, 34 vjeç; Ermir Indrisllari, 30 vjeç dhe Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç. Ndërkohë që u bë shpallja në kërkim e 30-vjeçarit me inicale A. A.
NJOFTIMI I PLOTË:
Sarandë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Five”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë.
Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, 2 prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë, u finalizua operacioni policor i koduar “Five”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), 62 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“; -Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë; -Ermir Indrisllari, 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“; -Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, bashkia Konispol, Sarandë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.
Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve procedurale dhe provat materiale të sekuestruara dyshohet se shtetasi Dashnor Alushaj është organizatori dhe financuesi i kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- 15 shtatori njihet si Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, pasi në vitin 2007, është pvrcaktuar me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të...
MALI I ZI- Një prej punëtorëve që nuk ka mundur të kalojë në doganën e Hanit të Hotit ka deklaruar se është i sëmurë. Punëtori me lot në sy shprehet se edhe pse...
SHQIPËRI – Mijëra maturantë rezultuan mbetës këtë vit. Një pjesë e tyre u përjashtuan nga provimi apo nuk u korrigjuan për shkak të kopjimit. Ata i r...
LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar sot një 33-vjeçar, me iniciale I.N. banues në Fushë-Krujë, i cili është kapur në flagrancë duke transportuar 12...
PATOS– Prindërit e fëmijëve në fshatin Grizë kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë, duke kërkuar që shkolla të mos mbyllet. Në ditën e 8-të të protes...
ELBASAN– Një 36-vjeçar me profesion ekonomist ka rënë në pranga të policisë së Elbasanit. Personi me inicialet M,D u ndalua nga policia pasi u kons...
Aktualitet15 Shtator 2021, 07:19
FIER– Një protestë e dytë do të mbahet ditën e sotme për vrasjen e Sabrina Bengajt. Pas Tiranës, “Platforma Kombëtare për Gratë” kërkon drejtësi për Sabina Beng...
POGRADEC– Në vijim të operacionit policor “Hudënishti” u bë arrestimi i Orestis Spirollari, 31 vjeç, banues në Pogradec, dhe Kleanth Dokollari., 22 vje&c...