Aktualitet

Dita e 8-të e protestës në Grizë! Nuk pranojnë mbylljen e shkollës, prindërit: Të vijnë nga lart dhe të shprehen, do f

15 Shtator 2021, 07:40 Nga DOSJA
Dita e 8-të e protestës në Grizë! Nuk pranojnë mbylljen

PATOS– Prindërit e fëmijëve në fshatin Grizë kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë, duke kërkuar që shkolla të mos mbyllet. Në ditën e 8-të të protestës, ata kërkojnë nga Kryetarja e Bashkisë që të sjellë dhe ajo një ekspert dhe ta ballafaqojnë me inxhinierin që banorët sollën një ditë më parë. Sipas tyre inxhinieri ka konstatuar se shkolla është në gjendje të mirë e se nuk është nevoja që fëmijët të shkojnë në një shkollë më larg se vendit ku jetojnë.

Qytetari 1- Do të vijojmë me protestën derisa të na japin një zgjidhje. Të vijnë nga lart dhe të shprehen se cfarë do të bëjnë me shkollën.

Qytetarja 3- Sic e sollëm ne ekspertin, inxhinierin ta sjelli dhe ajo, ti ballafaqojmë. Të vijë dhe të sqarojë, kur ne kemi 8 ditë këtu të vijë dhe ajo të na japë një zgjidhje. Këtë mendim kemi.

Qytetarja: Ne kemi një jetë të tërë që u gëzuam se u bë shkolla, coji të Edi Rama fjalimet tona. Nëse kryetarja e Bashkisë do na presi ne do shkojmë te ajo. Nëse mësimi fillon do marrim fëmijët dhe do rrime brenda. Në Patos nuk i cojmë, inxhinieri na tha është në rregull. Kryeplaku nuk na ka mbështetur fare.

Prindërit e nxënësve në fshatin Grizë të Patosit kundërshtojnë mbylljen e shkollës. Ata nuk duan që fëmijët e tyre të shkojnë në Patos për tu shkolluar, ashtu siç e ka vendosur Bashkia. Sipas institucionit, shkolla është e dëmtuar e se duhet rikonstruktuar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne patos proteste ne patos

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 07:19

FIER– Një protestë e dytë do të mbahet ditën e sotme për vrasjen e Sabrina Bengajt. Pas Tiranës, “Platforma Kombëtare për Gratë” kërkon drejtësi për Sabina Beng...