Aktualitet

Publikohen rezultatet e provimeve të maturantëve mbetës, dominon nota kaluese 5

15 Shtator 2021, 08:16 Nga DOSJA
Publikohen rezultatet e provimeve të maturantëve mbetës, dominon

SHQIPËRI – Mijëra maturantë rezultuan mbetës këtë vit. Një pjesë e tyre u përjashtuan nga provimi apo nuk u korrigjuan për shkak të kopjimit. Ata i ridhanë provimet në periudhën fund-gusht/fillim-shtatori dhe një ditë më parë u njohën me rezultatet, të cilat u publikuan nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Ajo që ra më tepër në sy në listat e rezultateve, ishte dominimi i notës kaluese, 5.
Vlerësimet më të larta ishin notat 8 dhe 9 në lëndët me zgjedhje, që u panë rrallë mes listave, në të cilat rezultatet ishin kryesisht të ulëta. Nesër është edhe afati i fundit që ata të shprehin pakënaqësitë e tyre, nëse kanë.

“Në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore 2021, të gjithë maturantët/kandidatët që do të japin provimet e MSH 2021, sesioni i dytë, kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes, pas përfundimit të të gjitha provimeve.
Çdo maturant/kandidat që kërkon kopjen e testit dhe fletëpërgjigjes përkatëse duhet të kryejë aplikimin online në portalin “e-Albania”, duke përdorur shërbimin “Kërkesë për kopje të testit të Maturës”, duke filluar deri më 15 shtator 2021, për të gjitha provimet e MSH 2021, sesioni i dytë. Pas trajtimit të kërkesës, QSHA do të nisë kopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes për secilin maturant/kandidat që e ka kërkuar atë, në “Hapësira ime”, seksioni “Dokumentet e mia”, në llogarinë përkatëse të çdo maturanti/kandidati në ‘e-Albania’, ka informuar QSHA.

Pas shumë vitesh, ky shërbim ofrohet tashmë pa pagesë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nota kaluese 5 rezultatet e provimeve nota kaluese 5 rezultatet e provimeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 07:19

FIER– Një protestë e dytë do të mbahet ditën e sotme për vrasjen e Sabrina Bengajt. Pas Tiranës, “Platforma Kombëtare për Gratë” kërkon drejtësi për Sabina Beng...