Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës për pezullimin nga detyra! GJKKO rrëzon për të DISATËN herë kërkesën e mjekut Edvin Priftit

15 Shtator 2021, 08:05 Nga DOSJA
Kërkoi ndryshimin e masës për pezullimin nga detyra! GJKKO

TIRANË–Edvin Prifti kërkoi nga GJKKO ndryshimin e masës së sigurisë ‘pezullim nga detyra’. Mirëpo kjo kërkesë nuk iu është aprovuar, duke iu refuzuar për të disatën herë.

Mjeku kardiolog është në një proces gjyqësor pasi akuzohet për korrupsion. Pak ditë më parë ai ka ndarë çmimet që iu është dhënë në SHBA për profesionin e tij. Mirëpo dhe çmimet që ka zbuluar për publikun nuk ndryshuan masën e sigurisë së tij.

Kardiokirurgu është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në ‘rrjetën’ e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës, operacion gjatë të cilit u vu në pranga gjyqtarja Enkeleida Hoxha. Sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës së saj dhe për para që do t’i jepte Priftit. Për këtë arsye, mjeku u pezullua fillimisht nga detyra dhe më pas u vu në pranga. Gjetja e më shumë se gjysmë milioni euro në shtëpi e zyrë, kqyrja e telefonit dhe e lap-topit i bëri prokurorët e SPAK që të zgjeronin hetimet dhe të ngrinin dyshimet për përfshirjen e mjekut në të tjera veprimtari të dyshimta.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti edvin prifti

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 07:19

FIER– Një protestë e dytë do të mbahet ditën e sotme për vrasjen e Sabrina Bengajt. Pas Tiranës, “Platforma Kombëtare për Gratë” kërkon drejtësi për Sabina Beng...