Aktualitet

15 Shtator 2021, 07:19 Nga DOSJA

FIER– Një protestë e dytë do të mbahet ditën e sotme për vrasjen e Sabrina Bengajt. Pas Tiranës, “Platforma Kombëtare për Gratë” kërkon drejtësi për Sabina Bengaj në Fier, në të njëjtën orë si në kryeqytet.

Në njoftimin e bërë publik në media paralajmërohet se sot në orën 18:00 në qendër të Fierit do të organizohet protesta ku kërkohet ndëshkimi sa më i rëndë i autorit të këtij krimi.

“Drejtësi për Sabinën dhe dhjetëra viktima. Drejtësi për familjet dhe familjarët e tyre, drejtësi në dritë dhe sot protestojmë në qendër të Fierit ora 18:00”, thuhet në njoftimin Platforma Kombëtare për Gratë.

Sabrina Bengaj u vra me bukë në gojë nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, ajo la pas një vajzë tre vjeçe. Problemet mes çiftit kishin nisur prej vitesh dhe dyshja ishin divorcuar. Metaj kishte marrë peng edhe një herë tjetër familjen e Bengës me kallashnikov, por u desh vrasja e 23-vjeçares që ai të mbyllej pas hekurave për të mos i bërë më keq njeriu.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elton metaj proteste ne fier proteste per sabrina bengaj elton metaj proteste ne fier proteste per sabrina bengaj

Sondazh

Poll