Sport

U shpartalluan përsëri nga bavarezët, Koeman e gjen “fajtorin”…

15 Shtator 2021, 04:56 Nga DOSJA
U shpartalluan përsëri nga bavarezët, Koeman e gjen

SPANJE – Barcelona u mposht 3-0 në “Camp Nou” nga Bayern Munich në ndeshjen e pare në grupe në Champions League.

Kjo është humbja e dytë radhazi për skuadrën “blaugrana, pas asaj turpëruese 8-2 të sezonit të shkuar. Ndërkohë, që kjo ishte edhe e para e skuadrës katalane pa praninë e Leo Messit, të larguar drejt PSG-së.

Gjithsesi, pas ndeshjes, në konferencën për shtyp trajneri holandez Roland Koeman i Barçës është shprehur optimist për të ardhmen, duke deklaruar, se ishin dëmtimet ato që ndikuan në rezultatin e ndeshjes.

“Kjo është situata tani, ne duhet të kalojmë disa javë për të qenë gati. Më vonë do të kemi gati edhe Aguero, Dembele, Ansu Fati, të cilët janë të dëmtuar”,- tha fillimisht Koeman. “Kisha vetëm tre sulmues në dispozicion. Taktikisht ka pasur momente që ne i kemi kontrolluar ndeshjen. Loja e Bayern është në mes dhe nuk duhet të lejonim hapësira”, shtoi ai.

“Unë nuk mund të ankohem për qëndrimin, por ka një ndryshim në cilësi. Ne kemi shumë lojtarë të rinj, që në dy ose tre vjet do të luajnë më mirë. Është shumë e vështirë të pranosh, por duhet të përmirësohen gjërat”,- përfundoi ai.

Ndeshjen e radhës në Champions League, Barcelona e luan në transfertë nga Benficas në Lisbonë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona bayern munich camp nou barcelona bayern munich camp nou

Sondazh

Poll