Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich vazhdon të kthehet në “makth” për Barçën, Juventusit i mjafton vetëm 45 minuta

14 Shtator 2021, 20:55 Nga DOSJA

EUROPË-Ndeshjet e Champions League në darkë ofruan duele shumë interesante, ku padyshim ajo që ra në sy ishte ajo e Grupit E mes Barcelonës dhe Bayern Munich. Katalanasit mes shumë problemeve, nuk arritën dot të surprizonin kampionët e Gjermanisë. Ndryshe nga ndeshja 8-2 e sezonit të kaluar, këtë herë bavarezët u kursyen në gola duke triumfuar me shifrat 0-3.

Muller në minutën e 33′ do të kalonte në avantazh skuadrën e tij, ndërsa në pjesën e dytë nuk do të mungonte as firma e Leëandoëskit në të 56-tën.Do të ishte përsëri sulmuesi polak që do të shënonte golin e tretë 5 minuta nga përfundimi i takimit, duke i dhënë goditjen përfundimtare Barcelonës. Aktualisht Bayern Munich kryeson grupin së bashku me Dynamo Kiev që fitoi në minutat e fundit ndaj Benficas.

Në Grupin H, Juventus nuk bën hap fals dhe fiton në transfertë 0-3 ndaj Malmos. Bardhezinjtë mbyllën llogaritë në 45 minutat e para me golat e Alex Sandro (23′), Dybala 44 me penallti dhe Morata një minutë më pas. Në këtë Grup Chelsea fitoi 1-0 ndaj Zenit me golin e Lukakut në minutën e 65′. Këto janë rezultatet e takimeve të tjera.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona bayern munich champions league barcelona bayern munich champions league

Sondazh

Poll